Disa kilometra larg qytetit të Beratit, në fshatin Fushë Peshtan, në kodrinat e tij të stolisura me vreshta të rrushit autokton, është ngritur prej vitit 1996 një ndër kantinat më cilësore në vend, kantina Pupa. Një histori familjare e ngritur prej pasionit për verën dhe vreshtarinë, nisur nga babai i familjes, e pasuar te dy djemtë e tij, që dita ditës ngrejnë punën në kantinë, por edhe vlerat e rrushit autokton.
Në vitin 2020 kantina PUPA hapi dyert e agroturizmit të tyre, një ndërtesë me arkitekturë të qytetit të “ Një mbi një dritareve”, Beratit, ngritur nga guri e druri, ku presin mysafirët për të shijuar të gjithë verën e shijshme me një vakt autentik të kuzhinës lokale!