Kodra e Gështenjave

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Tropojë

Informacion

Kodra e Gështenjave ndodhet në Velisht, 10 km nga Bajram Curri, Tropojë. Pozicionohet 1000 m lartësi, me një pamje të mahnitshme të gjithë Malësisë, mbi kurorën e Gështenjave. U krijua si një destinacion i ri për turizmin e huaj dhe vendas. Atraksionet turistike të shumta përreth janë një pikë e fortë e saj. Ofrohen aktivitete çlodhëse dhe aventuriere si: hiking (shëtitje në natyrë), ski, explorim i shpellave, liqeneve akullnajore, majat e larta mbi 2000 m, aventurat me makinë 4×4 etj. Restoranti ofron një ndërthurje të gatimeve tradicionale dhe atyre moderne, me produkte vendase 100% organike, të cilat sjellin një shije të re për vizitorët. Gështenjat ofrohen për klientët, jo thjesht si një frut, por si një mënyrë e re e gatimit dhe përpunimit të saj. Përdorimi i gështenjes në mish, sallatë, salcë dhe ëmbëlsira e bën restorantin tepër të veçantë, falë eksperiencës 35-vjeçare në Europë dhe Shqipëri të shefit të kuzhinës. Kapaciteti momental është 6 dhoma/12 persona, me kushte dhe standarde për të gjithë nivelet e klientëve.

Read More