Bujtina Lika

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Pukë



Informacion

Bujtina Lika është hapur në vitin 2018 për të pritur turistë. Për shkak të hapësirës së vogël për akomodim, puna e bujtinës është përqendruar në pritjen e grupeve, për të drekuar ne tryezën e bujtinës. Mikëpritja me ushqime nga produktet natyrale lokale të prodhuara nga vetë ferma, ose nga fshatarët përreth është suksesi i saj. Përveç bukurive përreth si: Shpella e Orëve, Malet e Kuzhnenit dhe Tërbunit, Mali i Munellës, Qafa Helmit, Përroi i Bajës dhe Lumi Fan, kisha, mulliri e kullat e vjetra. Është i vetmi vend, ku jo më larg se dy metra nga bujtina, rriten në natyrë boronica, mjedra, luleshtrydhja, kërpurdha etj. Krahas ushqimit e akomodimit, ofrohet guidë në zonën rreth atraksioneve turistike përreth zonës.

Më shumë