Lord Byron ka hapur dyert duke mikëpritur mysafirë që nga viti 1992.
Bujtina shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 20000 metrash katrorë, me rreth 600 pemë frutore, ka në dispozicion të mysafirëve restorant, dhoma akomodimi, ambiente çlodhëse, pishinë etj.
E shndërruar në një oaz qetësie, me një natyrë dhe pamje të mrekullueshme. I ndodhur mes dy lumenjve Vjosa dhe Bença dhe me malet e larta që qëndrojnë si kurorë, e bëjnë Lord Byron shumë të veçantë në llojin e tij.
Ofrohet ecje në natyrë (hiking) apo guida të aventurës, duke zbuluar bukuritë e jashtëzakonshme që natyra i ka falur zonës, si kanionet apo vizitat në atraksionet e shumta turistike, që nga koha e Ali Pashë Tepelenës. Tepelena është tërheqëse, pasi ka një natyrë panoramike, mes maleve te larta, deri në 2200 m, lumenj, atraksione turistike të vizitueshme, si kala antike, fshatra me histori legjendare, kanione, ujëvara, objekte kulti etj.
Vizitorët kanë mundësi të shijojnë turizmin e aventurës dhe historik, turizmin natyror dhe familjar, të shijojnë gjithashtu ushqimet tradicionale organike të zonës, unike në llojin e vet, sidomos produktet e bulmetit dhe mishit.