Lord Byron

Informacion

Lord Byron është i shtrirë në një territor prej 18000 m2. Ky aktivitet ka në dispozicion të klienteve restorantin me kapacitet të brendshëm 50 vende, dhe të jashtëm me mbi 100 vende. Nëntë dhoma ofrohen si ambient fjetjeje, me kapacitet 24 persona në total. Ajo që “Lord Byron” ofron është pushim në natyrë, ambiente me pishinë e plazh në lumë. Klienti mund të shijojë direkt nga kopshti fruta apo perime të çdo lloji, të rritura në mënyrë organike, 100% natyrale, apo ushqime tradicionale në lokalin tonë. Lord Byron është tashmë një pikë e mirëfilltë agroturistike. Ofrohet ecje në natyrë (hiking) apo guida të aventurës, duke zbuluar bukuritë e jashtëzakonshme që natyra i ka falur zonës, si kanionet apo vizitat në atraksionet e shumta turistike, që nga koha e Ali Pashë Tepelenës. Tepelena është tërheqëse, pasi ka një natyrë panoramike, mes maleve te larta, deri në 2200 m, lumenj, atraksione turistike të vizitueshme, si kala antike, fshatra me histori legjendare, kanione, ujëvara, objekte kulti etj.
Vizitorët kanë mundësi të shijojnë turizmin e aventurës dhe historik, turizmin natyror dhe familjar, të shijojnë gjithashtu ushqimet tradicionale organike të zonës, unike në llojin e vet, sidomos produktet e bulmetit dhe mishit.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: