Luadhi i Çelos Agroturizëm

Informacion

Luadhi i Çelos është i vendosur në një kodër piktoreske sipër liqenit të Pogradecit me 260 hektarë me të mbjella, pemë, stalla, klime të mrekullueshme.
Agroturizmi mirëpret pushues, turistë duke ofruar një guidë dhe pjesëmarrje ne aktivitete bujqësore, ecje në shtegun “Luadhi i Çelos”, apo pjesëmarrjen në proçeset e përpunimit të produkteve të fermës. Këtu do të keni mundësi të njiheni me fshatin e vërtetë të takoni fermerin, të flisni bisedoni me artistët e punës.

Si një ndër fermat me sipërfaqe më të madhe në sektorin e agroturizmit, këtu do te gjeni te gjithë prodhimet organike si drithërat me të cilat përgatiten zahiretë e dimrit, si dhe do të gjeni një gastronomi të pasur të gatimeve dhe produkte tipike të zonës të cilat ofrohen për turistët dhe vizitorët në restorantin e fermës. Është për tu vlerësuar dhe kualiteti i produkteve që prodhohen nga ferma të një cilësie mjaft të mirë, produkte te cilat blihen direkt në fermë, por që mund të gjenden dhe në dyqanet e prodhimeve organike në Tiranë.
Stili unik, natyra, pozicioni gjeografik, produktet tipike te zonës e bëjnë këtë fermë të vizitueshme dhe për një eksperiencë të paharrueshme.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: