Max Mavrud Winery

Informacion

Verë me një vlerësim organo shqisor të shkëlqyer e mbresëlënës nga zona e Leskovikut
Kantina Max Mavrud ndodhet në zonën malore të Shqipërisë në Jug-Lindje në Leskovik. Aktualisht kantina prodhon një lloj vere të kuqe, një Blend e harmonizuar nga një kombinim kultivarësh të kuq në momentin e ambalazhimit.
Ngarkesa mesatare e vreshtit varion nga 50 deri 60 kw për Hektar, mesatarisht 1,4kg rrush për rrënjë hardhi. Verërat shprehen me një vlerësim organo shqisor të shkëlqyer e mbresëlënës.
Vreshtat e kantinës janë kultivuar në terren malor në lartësinë 750 metra mbi nivelin e detit me kundrejtim jugor ku rrezet e dellit e rrahin nga lindja e deri në perëndim. Terreni është gëlqeror me pH 7.2. Kantina disponon 6 hektarë vreshta por me tendenca në rritje nga viti në vit të sipërfaqes së vreshtave me kultivarë: Mavrud, Merlot, Pinot Noir, Debine e Bardhë, Debine e Zezë dhe Perla.
Aktualisht 4 hektarë me Mavrud, Merlot dhe Pinot i Zi janë për prodhimtarinë e verës së kuqe dhe 2 hektarë me Debine të Bardhë, Debinë e Zezë dhe Perla janë për prodhimtarinë e rakisë.
Kultivarët Mavrud, Merlot dhe Pinot janë kultivuar gjatë regjimit komunist në vitet 1980 në zonën e Leskovikut deri në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit dhe i kanë rezistuar shumë mirë klimës duke dhënë rezultate shumë te mira organo shqisorë .
Familja e Kantinës Max Mavrud me origjinë të vjetër nga kjo zonë investoi per ti dhënë edhe njëherë zonës së Leskovikut një identitet që të njihej ndërkombëtarit për prodhimin super cilësorë duke zgjedhur pikërisht këto varietete autoktone si Debinë e Bardhë dhe e Zezë dhe në kultivarë internacional pasi këto kultivarë kishin lënë gjurmë në historinë e zonës së Leskovikut.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: