Nano Bio Resort

Informacion

Nano Resort shtrihet në një hapësirë të gjelbëruar, me pyje e të mbjella të ndryshme, që nga ullinjtë e deri te frutat, perimet e lulet dekorative. Produktet merren direkt nga 4 serra të mëdha në ambientet e resortit, ku rriten shumëllojshmëri produktesh, si dhe nga tokat e mbjella në kufijtë e resortit. Filozofia e “Nano Resort” është të jetë sa më pranë natyrës dhe origjinalitetit të saj, përmes ushqimeve të shëndetshme, të kontrolluara, të quajtura “bio” (organike), përmes hapësirës së madhe të gjelbëruar, ku gjithsecilit i ofrohet mundësia për t’u ndjerë i relaksuar, si në shtëpi. Natyra, freskia e ushqimit dhe vendndodhja e saj, të jep kënaqësinë e fshatit. Në resort mbarështohen blegtori të ndryshme, si dhitë alpine, delet, lopët, por edhe lepujt, shpendët e buta e të egra, të cilat i shijon në restorant, së bashku me gjithë prodhimet e tjera. Linja e gatimit është neo-tradicionale, një ndërthurje risi e gatimit të kohës. Në Nano Resort fëmijët kanë këndin e tyre të lojërave, si dhe shumë hapësira për të shijuar lirinë e tyre e për t’u dëfryer në ajrin e pastër. Gjithashtu ofron shërbimin e akomodimit në hotel, si edhe sallone private për festa familjare. Edhe në ambientet e jashtme të resortit, ka hapësira të dedikuara për organizimin e këtyre festave.

Read More