Restoranti i z. Ardian Tufa, i njohur nga miqtë dhe klientët e tij si Nari, ndodhet vetëm 20 minuta me makinë jashtë Tiranës.
Nari Lundra është në thelb një restorant familjar dhe klientët e përhershëm të saj që janë rritur duke kaluar fundjavat në këtë restorant, vijnë sërish, tanimë me fëmijët e tyre. Nuk është për t’u habitur që ambienti prej 130 tryezash, që shtrihen në një hapësirë të madhe të brendshme me dritë, si dhe në oborrin e resorantit, mund t’u shërbejë lehtësisht një mijë vizitorëve gjatë një fundjave.
Së bashku me restorantin, edhe menuja është rritur me kalimin e kohës, kryesisht duke shtuar pjata të kërkuara nga klientët besnikë, kështu që në ditët e sotme restoranti ofron pak nga gjithçka. Ai përfshin ushqim tradicional, por gjithashtu përmban edhe pjata ndërkombëtare.
Prapa fermës, në kodrat e harkuara drejt lindjes, shtrihen vreshtat e familjes Tufa, ku prodhohen vera e hapur “Kabernet” dhe varietetet “Merlot” për restorantin, si dhe rrushin lokal “shesh” dhe “muskat”, për prodhimin e rakisë.