“Pumpkins Albania” ndodhet në fshatin Rragam, 12 km larg qytetit të Shkodrës, në fund të Liqenit të Vaut të Dejës. Në një sipërfaqe prej 500 m2 dhe në dy serra me nga 30 m2 secila, ajo kultivon dhe ofron gjithçka rreth kungujve, që nga mbjellja e tyre e deri te dekorimi apo konsumi. Gjithashtu, ka shumëllojshmëri kungujsh, nga ata për konsum, deri te dekorativët. Kungujt janë një produkt që rezistojnë rreth një vit nga momenti i vjeljes, kjo i jep mundësi fermës t’i tregtojë dhe përpunojë gjatë gjithë vitit. Te restoranti i fermës ofrohen shumë produkte, të fokusuara te kungujt, pra kryesisht me bazë kungullin. Ofrohen dhe aktivitete rekreacioni për fëmijët, me kunguj të madhësive të ndryshme.