Restorant Bardhi

Informacion

Restorant Bardhi është ndërtuar në vitin 1994, ku arkitektura kombëtare ndërthuret me modernen. Motoja e fermës është “përmirësim I vazhdueshëm”. Restorant Bardhi është I pozicionuar në jugperëndim të kalasë, vetëm pak hapa larg Muzeut Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.  Me një pamje spektakolare, në lartësinë 607 m mbi nivelin e detit, ajo ofron freski, kënaqësi dhe çlodhje. Ajri i pastër dhe qetësia do t’ju krijojnë kushtet ideale për të kaluar një ditë të paharrueshme. Hapësira e madhe e restorantit krijon qetësi dhe atmosferë tërheqëse.
Restoranti ofron dy salla me kapacitet nga 70-160 persona dhe ambientin e jashtëm, me hapësirë rreth 1300 m2.  Menuja e pasur do të kënaqë çdo shije: byrek me mish qingji, tava me mish shpendësh, djathëra të fermës, vera e fermës etj. Gatimet karakteristike të kuzhinës shqiptare, si dhe ambientet e bukura e çlodhese, e bëjnë restorantin e frekuentueshëm, për të shijuar më të mirën.

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: