Ofrohet shërbim Hipizem, Shërbim ushqim dhe pije , Akomodim, Aktivitete edukuese, çlodhëse në fermë
Vendodhja Shko te harta
Afër Turan, Korçë
Na kontaktoni
Tel: +355694707888
Për më tepër informacion
https://www.booking.com/Pulse-wayvQr
Shtëpia e Kuajve është modeli i fermës familjare, e përqëndruar tek mbarështimi i kuajve. Brenda strukturës së fermës është ngritur një stallë në të cilën mbarështrohen 30 kuaj të rracave të ndryshme si Angloarab, Apaluza, Lipizzaner, Anglez gjak pastër e tjerë.
Hilmi, një i ri i apasionuar pas kuajve, me eksperiencë 15 vjeçare si tranjer dhe kampion në fushën e hipizmit në shtetin fqinj Greqi. U kthye nga emigracioni, ku bashkë me bashkëshorten dhe vëllanë e tij, hapen fermën e ëndrrave. Ai dhe familja e tij e madhe, kanë investuar ç’kishin bashkë, me dëshirën e pasionin, për të pasur fermën e tyre “Shtëpia e Kuajve’’.
Ka nisur si një ëndërr, me shpresën, për ta kthyer në mënyrë jetese, stil, qendër edukimi për brezat, argëtimi, por edhe si një pikë e rëndësishme turistike për kalorës nga e gjithë bota.
Guida e specializuar e kalërimit në natyrë është autenticiteti i fermës. Paketa në grupe dhe individuale, me intererare të lehta dhe sfiduese në varsi të zgjedhjes nga klienti, e kombinuar me përvojën lokale dhe atraksionet natyrore që ofron zona, trajnime, terapi për njerezit me aftësi të kufizuara.SHTËPIA E KUAJVE
Në fermë ofrohen xhiro me kuaj në pista të mirëfillta. Ndërkoh për fëmijët grupmoshë e vogël ofrohen xhiro me kuajt rraca poni, në prezencën e instruktorit të fermës.
Sot ferma është kthyer në qendër edukimi ku ofron kurse për grupmosha të ndryshme hipizmi, koncepte të ndryshme edukimi mbi kuajt, psh më së fundimi koncepti “Adopto një Kalë”.
“Shtëpia e Kuajve” ofron shërbim restoranti me produkte autentike të zonës si lakrori me dy pete në saç, kërnacka, petulla të fshira, petanik me fasule, tavë me fasule dhe pllaqi, petullushka reçel molle e tjerë. Produkte që sigurohen fal bashkëpunimit shumë të mirë me fermerët lokal, ku sigurojnë produktet autentike shqipëtare si verën, rakinë e boboshtices, bulmetin, drithrat, produktet e mishit, fruta, perime etj.
Për të përjetuar eksperiencën e vërtetë të fermës, këtu do të gjeni dhe shërbimin e akomodimit, të cilën e ofrojnë si paketë të shërbimeve.
Tek “Shtëpia e Kuajve” do ti gjeni gjithmonë dyert e hapura për të gjithë të apasionuarit e hipizmit!