Traditional Guesthouse Përmet

Ofrohet shërbim
Shërbim ushqim dhe pije, Akomodim, Aktivitete edukuese, çlodhëse në fermë

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Permet

Na kontaktoni

Tel: 0692819270

Për më tepër informacion

Booking

Informacion

Traditional Guesthouse Përmet, është modeli i përkushtimit, sakrificës, për të reailzuar ëndrrën e rijetëzimit të shtëpisë së të parve, si një destinacion i promovimit të vlerave historike, kulturore dhe kulinare të zonës me synim ruajtjen e traditës mikpritëse në harmoni me natyrën.

Qetësia, madhështia e luginës së Vjosës dhe mikpritja janë tre momente të shenjta që mund ti përjetosh vetëm tek oborri i kësaj shtëpie, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, ndërtuar në vitin 1900. Në hyrje të fshatit ju pret një nga të zotët e shtëpisë, Shpëtimi qeni besnik, e më pas në oborr Kristaqi me Zonjën e shtëpisë, kjo për t’ju bërë Ju të ndiheni si në shtëpinë e gjyshërve tuaj.

Një shtepi shumë e rrallë e kësaj krahine, 7 dhoma me 30 dritare, me një lartesi porte hyrse 2.5 metra e gjatë, e cila është goditur gjatë luftës me top dhe nuk u prish. Në brendësi të saj do të gjeni një mini muze, koleksion privat me mbi 2,000 objekte qindra-vjeçare të cilat mund të vizitohen nga turistët. E më andej, dy dalje sekrete për tu arratisur drejt kodrës, një labirinth që ju mbetet Ju për ta zbuluar.

Mirëseardhja nis me glikon e arraës, mbretëreshën e glikove, e cila përcjell një mësazh “që çdo kush që vjen këtu, të jetë gojë ëmbël”. Aty do të gjeni mbi 100 lloje pemësh, kultivarë tipik të zonës, prodhimi i të cilave konsumohet i fresket nga vizitorët dhe një pjesë tjetër përpunohet në gliko, recel etj.

Shtepia ka një hambar me tre ndarje, ku ruhen drithra, zajret e dimrit, vera dhe ushimet që konsumohen nga familja dhe turistët, e cila dëshmon se sa i rëndësishëm është ushqmi autentik që ofrohet me shumë dashuri nga duararta e shtëpizë.

Të gjithë të ardhurat që vin nga turizmi, investohen në mirëmbajtje dhe restaurim e shtëpisë. I zoti i shtëpisë Kristaqi, me profesion ndërtuese tregon se: “Ndërtimin e shijoj si ushqimi, pasi e mbaroj kënaqem duke e parë”, e pra këtu do të gjeni një zoteri të vërtetë, cicëronin e shtepisë më madheshtore në fshtin Bual, qyteti Permet.

E pra, nese po kërkoni një udhëtim në kohë, me histori, legjenda, traditë, kulinari, mikpritje është arratisja e duhur!

Read More