PËRSHKRIMI:

“Turi i Kullave – Gurët që Flasin”, një udhëtim në zemrën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore të Shqipërisë së veriut. Ky itinerar përfshin eksplorimin e pasurive historike të kullave shqiptare, duke kombinuar përvoja autentike kulturore, historike dhe agroturistike. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me banorët e këtyre kullave, të njihen me historinë dhe traditat, të shijojnë gatimet tradicionale dhe të njohin përpjekjet për ruajtjen e kësaj trashëgimie të veçantë. “Gurët që Flasin” përçon mesazhin e jetës dhe historive të skalitura në muret e tyre shekullore, duke dëshmuar kulturën dhe traditat që këto kulla kanë ruajtur ndër vite.

Ky tur mund të zhvillohet privatisht ose ju mund të zgjidhni ta përshkoni me paketë të dedikuar turistike duke kontaktuar operatorët turistike më poshtë.

-Kulla e Barçit klasifikohet në Tipologjinë III, sipas hartës së tipologjisë së banesave tradicionale fshatare në Shqipëri.

Kontakt: +355 68 47 32 744
Vendodhja: Lis, Mat 

-Kulla e Satajve, një përfaqësim klasik i këtij tipi, e dallueshme nga dritaret e vogla dhe qoshkat mbrojtëse mbi shkallaren. Pjesa e brendshme pasqyron thellësinë shpirtërore dhe begatinë materiale të familjes së kohës.

Kontakt: +355 68 21 64 594
Vendodhja: Kurdari, Klos

-Kulla e Gjinit, Kjo kullë është një dëshmi e mjeshtërisë arkitekturore të Shulbatrit dhe e vetmja që ka dhoma të projektuara sipas përmasave tradicionale të rajonit të Matit. 

Kontakt: +355 68 51 13 239
Vendodhja: Shullbatër, Klos

-Kulla e Shaban Zajmit, një nga kullat e shquara në fshatin Shulbatër është ajo e familjes së Shaban Sulejman Zajmit. Sipas gojëdhënave, kjo kullë është ndërtuar rreth 250–300 vjet më parë.

Kontakt: +355 68 55 67 260
Vendodhja: Shullbatër, Klos

-Kulla e Imer Kurtit, kulla trekatëshe, tipike për zonën e Gurrës së Vogël dhe e banuar nga familja Kurti, është një strehë mikpritëse për vizitorët. Ata që ndalen për të pushuar në oborrin e saj do të përshëndeten nga melodia magjepsëse e fyellit të bariut, luajtur mjeshtërisht nga i zoti i shtëpisë. 

Kontakt: +355 69 76 04 444
Vendodhja: Gurrë e Vogël, Klos

-Kulla e Muhamet Gjinit është një monument 350-vjeçar me vlerë kulturore, arkitekturore dhe historike për rajonin e Gurrës. E ndërtuar mbi një kodër përballë lumit Mat, ajo përfaqëson një banesë të fortifikuar tradicionale të fisit Gjini.

Kontakt: +355 69 64 39 389
Vendodhja: Shullbatër, Klos

-Kulla e Moçme, Një banesë e ngrohtë dhe mikpritëse, ndodhet poshtë rrugës së Arbrit, pranë degëzimit për në Klos. Sipas traditës vendase, ajo dikur qëndronte afër teqesë së Skënderbeut. 

Kontakt: +355 68 207 7121
Vendodhja: Fshat, Klos 

-Kulla e Doçit, e ndërtuar duke ndjekur traditën e famshme të ndërtimit të kullave të Lurës, kjo kullë pasqyron vizionin krijues dhe mjeshtërinë e pronarëve të saj. 

Kontakt: +355 68 45 40 342
Vendodhja: Lurë, Peshkopi

-Kulla Hupi,një banesë e bukur trekatëshe, e ndërtuar me teknikën tradicionale të alternimit të brezave prej druri dhe muraturës prej guri. 

Kontakt:+355 68 83 73 793
Vendodhja: Dushaj, Bulqizë

-Kulla Koçi, një familje e thjeshtë dhe e përkushtuar në ruajtjen e traditave të Gurrës së Vogël. Kulla e tyre dykatëshe, pasqyron dizajnin karakteristik të kullave tradicionale të zonës. 

Kontakt: +355 69 36 95 831
Vendodhja: Gurrë e Vogël, Klos

-Kulla e Kaloshëve, Kaloshët e Kandrit janë ndër fiset më të mëdha dhe më luftarake të Dibrës. Për më shumë se 150 vite, kjo shtëpi madhështore ka qënë një simbol i mikpritjes për Malësinë dhe Dibrën e Poshtme.

Kontakt: +355 68 40 58 999
Vendodhja: Kandërr, Peshkopi 

-Kulla e Han Bukaçit, e ndërtuar në vitin 1964 në Dej-Macukull, por duke ndjekur stilin e kullave të famshme të Matit, kulla strehon në 2 katet e saj një mori elementësh e detajesh të traditës së Macukullit. 

Kontakt:+355 68 502 8445
Vendodhja: Macukull, Dibër

-Kulla e Hysni Bukaçit, e ndërtuar në vitin 1970 ajo është një pasardhëse e afërt e kullës së Han Bukaçit. E ndodhur në Dej-Macukull, kulla shërben si një ndalesë për të njohur më tej jo vetëm historinë e pasur të zonës por edhe ushqimet e aspektet natyrore të saj.

Kontakt: +355 68 230 4904
Vendodhja: Macukull, Dibër

-Kulla e Kurpalëve, mbi 200 vjeçare, ruan vlera të pasura arkitektonike përfaqëson një nga shembujt e banesës së fortifikuar të Malësisë së Gjakovës. 

Kontakt: +355 69 208 0306
Vendodhja: Letaj, Has

 

 -Kulla Onuzi, sipas traditës familjare është një kullë më shumë se 200 vjepare dhe ka qenë ndërtuar në një stil të veçantë me 3 kate. 

Kontakt: +355 69 533 5069
Vendodhja: Nangë, Kukës

 

-Kulla e Dezhgiut, një ndër kullat më të vjetra dhe më të ruajtura në rrethin Mat. Ndodhet në fshatin Guri i Bardhë,një fshat i cili mbart shumë objekte historike dhe shume kulla te karakterit banese dhe mbrojtese.

Guida nga Guesthouse Resuli Fatmira 

-Kulla e Binak Alisë, Mund të quhet lehtësisht kulla e trimave, vendi ku breza pas brezi ka gjalluar dëshira për mëvetësi dhe shqiptari. Kulla tre katëshe është përfaqësuese e denjë e traditës arkitekturore të Malësisë së Gjakovës.

Kontakt: +355 68 536 8924
Vendodhja: Bujan, Tropojë

-Kulla e Mic Sokolit ndodhet në fshatin Bujan, në pjesën juglindore të fshatit mbi një terren të lartësuar madhërishëm dhe i përket heroit të popullit Mic Sokoli.

Kontakt: +355 68 536 8924
Vendodhja: Bujan, Tropojë

-Kulla e Sali Manit është një kullë tipike guri me tre kate, me frëngji të rralla në pjesën e saj të sipërme dhe e mbuluar me furde.  Kulla është ndërtuar në fund të shekullit XVIII dhe është bërë e njohur si vendi ku u zhvillua Konferenca e Bujanit.

Kontakt: +355 68 536 8924
Vendodhja: Bujan, Tropojë

Mëso më shumë për kullat:
Lloji i Turit:
Kulturë & Histori
Kategoria:
Agroturizëm dhe Trashëgimi Kulturore
Periudha:
Gjithë Vitin