Turtle Farm Albania

Informacion

Turtle Farm Albania është një fermë, që në fokus ka mbrojtjen e breshkave.
Eksperienca që ofron kjo fermë është krejt unike. Themeluesit e fermës janë Erjan Guxha, udhërrëfyesi turistik dhe David Hoffman (Bloger amerikan).
Turtle Farm Albania ofron “edukim bujqësor” për fëmijë e të rriturit. Ideja ka nisur gjatë një ‘turi’ nëpër Shqipëri, ku në çdo vend që ata udhëtonin, kishte shumë breshka të vrara nga makinat. I mblodhën të gjitha breshkat që ishin nëpër autostrada, (rreth 15 copë) dhe i akomoduan tek oborri i shtëpisë, në Daias. Pasi mblodhën 50 breshkat e para, vendosën të ndërtonin edhe një vend për njerëzit, që mund t’i vizitonin ato. Tani në fermë ka 116 breshka dhe është një nga atraksionet më të bukura të zonës, sidomos për fëmijët. Gjithashtu këtu ofrohet si mundësi “birësimi” i një breshke, duke u kujdesur që ai/ajo që e birëson mund të vijë ta vizitojë kurdoherë.
“TURTLE” Farm Albania ofron shërbim restoranti dhe bari më një pamje panoramike. Ushqimet janë organike, me produkte të rritura pranë fermës. Në fermë prodhohet verë e kuqe, verë e bardhë, raki, vaj ulliri etj. Gatimet karakteristike të zonës janë: pula me pilaf, qofte shtëpie me mish, petulla, djathë nape, reçel fiku etj. Në fermë organizohen ture “hiking” në gjashtë fshatrat pranë fermës, si dhe udhëtim me
makinë të tipit fuoristradë .

Për të na kontaktuar shtyp butonin më poshtë: