Uka Farm është një fermë bujqësore polikulturale me produkte biologjike, pa spërkatje me pesticide. Në të ndodhet një kantinë vere, ku prodhohet verë autoktone shqiptare nga kultivarë rrushi të zonës dhe restoranti, ku shërbehen produktet e fermës me konceptin “nga ferma në tavolinë” (farm to table).
Uka Farm është kthyer tashmë në një atraksion turistik më vete, ku gjithë hapësira e fermës ofron bukuri natyrore dhe plantacione vreshti, nga ku vizitorët mund të shijojnë natyrën dhe të shohin nga afër vreshtat, si dhe procesin e punimit të tokës ku rriten perimet e fermës. Në fermë ofrohet kulinari e pasur me gatime tradicionale të zonës, të cilat shoqërohen me verën e prodhuar nga kantina.