Vila-Shehi Winery & Agritourism

Informacion

Vreshtaria dhe kantina familjare VILA-SHEHI është themeluar në vitin 1994. Zona ku është ngritur kantina dhe ambientet ndihmëse janë zona tipike me tradita, përsa i përket prodhimit të rrushit dhe të verës. Vizitorët kanë mundësi të njihen me varietet e rrushit autokton, si Shesh i Bardhë e Shesh i Zi, të shijojnë këto verëra në dhomën e shijimit, shoqëruar me produkte të zonës, si: djathë i bardhë i shtëpisë (nape), perime të stinës, antipasta, pjata mishi të pulës e të viçit, të rritura pranë fermës sonë. Peizazhi rreth fermës është një moment relaksues për vizitorët. Shumë afër ndodhet Liqeni Gjokaj, nga ku mund të shijohet peshkimi dhe kafeja e lokalit. Vizitorët mund të blenë në kantinë produkte si: verë të kuqe, verë të bardhë, verë rozë, raki rrushi, raki rrushi muskat, raki arre etj.

Read More