Restoranti shërben ushqim të freskët tradicional. Bujtina për të fjetur të mrekullon me pamjen nga liqeni. Agroturizëm Zejtaria ofron gjithashtu dhe aktivitete me mjete lundruese si, kanoe e xhiro me skaf. Ferma ndodhet pranë restorantit, 500 metra larg saj. Pas një dreke të shijshme me peshk krap ose humur (peshku i liqenit), të përgatitur në tavë me perime (karakteristike e restorantit), klientët të shoqëruar nga fermeri, mund të vizitojnë fermën dhe t’i shohin nga afër produktet e zejtarisë.
“Zejtaria” rikthen gatimet e dikurshme tradicionale të zonës.