Ferma e agroturizmit “Devin” është e vendosur në një vilë dykatëshe në fshatin Qerret. Ky është një nga ato vende ku vizitori mund të ketë vërtet një shije të jetës së fshatit.
Kati i dytë i bujtinës është një hapësirë e ngrohtë që përdoret për vendosjen e mysafirëve. Tre dhoma të pajisura me dy shtretër dhe banjo individuale ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për një qëndrim relaksues dhe të rehatshëm.Vila është e rrethuar nga një gjelbërim i harlisur i cili të largon përvoja e përditshme e ngutjes dhe nxitimin në qytet. Por, këtu, si në asnjë ven dtjetër ti ndjehesh të jesh vetvetja, pasi familja Riza dhe MarijeShkjau do t’ju udhëheqin përmes një sërë aktivitetesh, duke filluar nga qëndisja, në mbledhjen e frytave dhe perimeve, nga përgatitja e ushqimit e deri në kalërim të avancuar dhe shumë e shumë gjëra të tjera.Një turne nëpër fermë do t’ju njohë më tutje me natyrën e mrekullueshme të zonës. Ky vend shërben gjithashtu si një pikë ideale nisjeje për destinacione të tjera fantastike si Liqeni i Komanit, Mulliri i Zanave, Kalaja e Dalmacisë dhe Shpella e Kaurit.Ferma ndodhet 7.5 km nga Puka, 60 km nga Shkodra dhe 117 km nga aeroporti Nënë Tereza në Tiranë.