Agroturizëm Alpeta
E rrethuar me kodrina poshtë malit Tomorr shtrihet fshati Roshnik, ku banojnë 120 familje, vetëm 30 minuta larg me makinë në veri-lindje të Beratit, i rrethuar me vreshta, ullishte dhe pemishte. Kantina Alpeta ndodhet në fund të rrugës së asfaltuar që kalon përmes fshatit, duke lënë pas xhaminë. Një biznes i vërtetë familjar, Alpeta përfshin […]
Agroturizëm Gjepali
Historia e Agroturizëm Gjepali nis, në kuptimin më të gjerë, 23 vjet më parë, kur Fundim Gjepali, atëherë vetëm 14 vjeç, la fshatin e tij dhe emigroi në Itali në kërkim të një jete më të mirë. Fillimisht ai filloi punë në një restorant në fund të “zinxhirit ushqimor”, por me kalimin e viteve punoi […]
Agroturizëm Huqi
Restoranti i Gëzim Huqit vështirë se mund të gjendej në një vend më idilik. Jashtë rrugës kryesore për te Gjiri i Lalzit dhe vetëm gjysmë ore nga kryeqyteti, Tirana, ai ndodhet pikërisht përgjatë bregut të një rezervuari të vogël, i rrethuar nga kodra me tarraca, dhe me pamje deri në Adriatik. Pas një karriere të […]
Agroturizëm Nëna Dashuri
Qarku i Dibrës, në kufi me Maqedoninë, shpesh neglizhohet nga turistët dhe vizitorët. Edhe pse i zhytur në veriperëndim të vendit, larg nga pikat kryesore turistike të Shqipërisë dhe deri tani, i vështirë për t’u arritur me rrugë, zona ka shumë për t’i ofruar vizitorit aventurier. Traditat e pasura bujqësore janë ende të gjalla në […]
Bujtina Dini
Bujtina e Kol Markut dhe familjes së tij ndodhet rreth 5 kilometra larg Rubikut, në rrethin e Mirditës, e pozicionuar në një luginë të vogël që karakterizohet nga gjelbërimi i harlisur dhe qetësia. Pavarësisht se është vetëm disa kilometra larg autostradës kryesore që lidh Tiranën me Kosovën, ambienti është shumë rural. Teksa ecën përgjatë rrugës […]
Bujtina Tomadhe
Pas malit te Dajtit, simbol i Tiranës, shtrihet një luginë që ndodhet jo shumë larg nga kryeqyteti i zhurmshëm, saqë është e vështirë të besosh se ajo gjendet vetëm një orë e gjysmë me makinë nga kryeqyteti. Një rrugë me kthesa kalon përmes malin, mbi qafën e Priskës dhe në drejtim të fshatit Shëngjergj. Bujtina […]
Bujtina Xhebro
Kur të mbërrini në Bujtinën Xhebro, një bujtinë e ndërtuar në shpatin e malit të Këndrevicës, keni të garantuar një aventurë të vërtetë. Në fund të një udhëtimi të gjatë, i cili nis nga qyteti i Tepelenës, ndodhet bujtina, largësia e së cilës kuptohet vetëm kur mbërrini aty. Rruga e përshkuar është gjithë kthesa, 8 […]
Farma Sotira
Nëse po kërkoni të largoheni nga jeta e zhurmshme e qytetit, Ferma Sotira është vendi i duhur për ju. Mishërimi i largësisë, kjo fermë gjendet larg kaosit urban në rrethin jug-lindor të Kolonjës, në 1000m lartësi, afër kufirit me Greqinë. Kushdo që udhëton nga Përmeti për në Korçë, do të kalojë në mënyrë të pashmangshme […]
Kantina Arbëri
Vlera e traditës në Kantinën Arbëri është e dukshme pas hapave që ka ndërmarrë familja Kaçorri, nga prodhimi i një sasie të vogël vere për nevoja personale dhe lokale, për t’u bërë një nga kantinat më të njohura të Shqipërisë. Sot, vera e tyre është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare dhe familja, e drejtuar nga […]
Kantina Enol
Kantina Enol gjendet vetëm 30-minuta larg me makinë nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, jo shumë larg nga aeroporti, në fshatin Prezë. Kalaja e Prezës e shekullit XIV sheh mbi Tiranë dhe rrafshinën e rrethuar nga malet e Krujës dhe Dajtit. Gjatë betejave kundër osmanëve në shekullin XV, kështjella shërbeu si një kështjellë kryesore dhe pikë […]
Kantina Nurellari
Kantina e familjes Nurellari të bie në sy në shikim të parë në fshatin Fushë-Peshtan, një fshat i vogël që ka 1200 banorë. Ai ndodhet në jug-lindje të Beratit në një rrafshnaltë, i kufizuar nga lumi Osum në njërën anë dhe fushat e malit Tomorr në anën tjetër. Prona është e mirëmbajtur ndërsa ndërtesa e […]
Kështjella
Restoranti i Tomorr Ismailajt dhe vëllezërve të tij shtrihet anash rrugës nacionale SH72 që të çon në veri të Beratit, në fshatin Poshnjë. Ai gjendet pranë sheshit të bukur me lule të rindërtuar të fshatit dhe rrapit të tij tipik gjigant, që shumica e fshatrave të jugut e kanë në qendër të tyre dhe historikisht […]
Kodra e Kuajve
Është e qartë se ajo çka më së shumti ngjall kureshtje në lidhje me Kodrën e Kuajve është emri. Restoranti dhe rezorti dominohen nga një rrethim i madh për hipizëm, rreth të cilit janë organizuar hoteli, restoranti në katin përdhe, stallat e kuajve dhe hapësira per tu ulur në natyrë e restorantit. Historia e rezortit […]
Mrizi i Zanave
Asnjë botim mbi fermat e agroturizmit shqiptar nuk do të ishte i plotë pa përmendur Mrizin e Zanave. Emblema e agroturizmit shqiptar është ide fantastike e shefit të kuzhinës Altin Prenga, i cili ngriti restorantin dhe fermën aty ngjitur në fshatin Fishtë në veri të Shqipërisë. Altini, së bashku me vëllain e tij, Antonin, emigruan […]
Nari Lundra
Restoranti i z. Ardian Tufa, i njohur nga miqtë dhe klientët e tij si Nari, ndodhet vetëm 20 minuta me makinë jashtë Tiranës. Kur lë qendrën tregtare TEG dhe një varg kompleksesh me vila prapa, zona bëhet menjëherë më rurale dhe disa metra më tej, duke hyrë në fshatin Lundër, të bie në sy ndërtesa […]
Shkreli Resort
Shkreli Resort gjendet në një kodër pranë Qafës së Shtamës dhe përfshin një hotel malor dhe një kompleks restoranti. Prona prej 2 hektarësh, që i takon resortit, ndodhet në kufirin midis qarkut të Krujës dhe qarkut të Dibrës, në zemër të Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës. Resorti është 45 minuta nga Kruja përmes rrugëve me […]
Sofra Kolonjare
Sofra Kolonjare operon në tregun e agroturizmit që prej vitit 2011 me një kapacitet prej 7 dhomash familjare dhe 35 tavolinash të vendosura në ambjentet e brëndshme dhe të jashtme. Kuzhina ka një larmishmëri produktesh tradicionale blektorale të malit të Gramozit siç janë mishi dhe bulmeti. Sofra Kolonjare ofron mundësinë për kamping me një kapacitet […]
Taverna Xhufka
Të vizitosh Tavernën Xhufka në pjesën rurale të Qarkut të Korçës është të marrësh frymë në ajër të pastër. Një rrugë e vogël anësore para se të hyni në fshatin Boboshticë të çon deri në rrëzë të vargmalit Morava, të cilat janë pjesë e Parkut Kombëtar të Bredhit të Drenovës. Sidomos në kulmin e verës, […]