Hani i Lekës

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Lezhë

Informacion

Meqë ky aktivitet shtrihet në një zonë malore, ka hapësirë të mjaftueshme për mbarështimin e bagëtive. Aty mbarështohen dele, derra dhe pula, të cilat rriten në fermë dhe perdoren për konsum në restorant. Produktet ushqimore që ofrohen në bujtinë janë: mishi, djathi, vezët, gjiza dhe nënprodukte të tjera. Si atraksion turistik të afërt ka Kishën e Shën Ndoit, me vjetërsi rreth 400-vjeçare dhe Kuvendin Françeskan, si shkollë e parë e këtij lloji, ku ka studiuar i madhi Gjergj Fishta. Për mometin, Hani ofron si akomodim 4 dhoma, restorantin me ushqime tradicionale, verërat dhe pije te ndryshme, që sigurohen kryesisht nga ferma, por dhe nga banorët e zonës.

Read More