Kantina Kallmeti

Informacion

Kantina Kallmeti është shtëpi e hapur dhe mirëpret me bujari çdo vizitor. Ndodhet në fshatin Kallmet, 11 km në veri të qytetit të Lezhës, 18 km nga bregdeti i Shëngjinit dhe 55 km nga Tirana. Kantina mund të vizitohet çdo ditë të javës, si nga vizitorë të rastit, ashtu edhe nga grupe të organizuara, nga ora 9.00 deri në orën 18.00. Grupet e organizuara njoftojnë të paktën dy ditë përpara ardhjes. Në kantinë do të shihni të gjitha ambientet: ambientin dhe pajisjet e prodhimit të verës, ambientin e vjetërimit, distilerinë e rakisë, fabrikën e vajit të ullirit, si dhe mund t’i degustoni këto produkte. Nese keni dëshirë, mund t’i blini ato në kantinë. Personat që ju shoqërojnë, do t’ju pergjigjen me kënaqësi të gjitha pyetjeve tuaja. Përveç kantinës në vetvete, do të shijoni panoramën e mrekullueshme të fshatit Kallmet, si dhe mund të vizitoni këtë fshat të bukur, me njerëz punëtorë dhe mikëpritës. Nëse vendosni të vizitoni kantinën, planifikoni kohë për të vizituar edhe kishat e këtij fshati, apo restorantin e famshëm “Mrizi i Zanave”, që ndodhet në Fishtë, 7 km nga kantina. Gjithashtu mund te vizitoni Lezhën dhe bregdetin e bukur të Shëngjinit.

Read More