Kështjella

Ofrohet shërbim
Restorant, bar

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Qyteti i Beratit, trashëgimi botërore e UNESCO-s

Transporti

Me makinë restoranti, e cila gjendet anash rrugës kombëtare që kalon përmes Poshnjës, në verilindje të Urës Vajgurore dhe Beratit.

Akomodimi

8 dhoma të rinovuara, të cilat do ta çojnë numrin e përgjithshëm të dhomave në 35.

Çfarë mund të bësh

Të shijosh një vakt të shkëlqyer me përbërës të freskët

Informacion

Restoranti i Tomorr Ismailajt dhe vëllezërve të tij shtrihet anash rrugës nacionale SH72 që të çon në veri të Beratit,
në fshatin Poshnjë. Ai gjendet pranë sheshit të bukur me lule të rindërtuar të fshatit dhe rrapit të tij tipik gjigant, që shumica e fshatrave të jugut e kanë në qendër të tyre dhe historikisht ka shërbyer si vend ku njerëzit mblidheshin së bashku për t’u ulur dhe për të biseduar. Këtu ndodhej Magazina Populllore (MAPO-ja) e vjetër e fshatit gjatë kohës së komunizmit, një grup dyqanesh tipike për atë kohë, ku zakonisht kishte dhe një lokal të vogël.

Vëllezërit Ismailaj e filluan aktivitetin me një furrë buke që hapën në fshat në fillim të viteve ’90, një nga bizneset e para të krijuara pas rënies së regjimit komunist. Pa kaluar shumë kohë ata e zgjeruan aktivitetin duke prodhuar vetë miellin. Nga fabrika e miellit, ata e shtrinë aktivitetin me bujqësinë dhe blegtorinë. Në fund, më i madhi nga të katër vëllezërit, Gramozi, sugjeroi mbjelljen e vreshtave për prodhimin e rakisë dhe të verës. Meqenëse nuk arritën t’i shisnin me shumicë pijet alkoolike të prodhuara, ata hapën një lokal të vogël në ish-mjediset e MAPO-s, në vitin 1997. Kapaciteti i lokalit fillimisht ishte vetëm gjashtë tavolina dhe jo më shumë se 20 veta. Në vitin 2004 restoranti u zgjerua, kurse dhomat e hotelit u shtuan në pjesën e pasme të ndërtesës, në vitin 2015. Por familja ka si biznes dhe nje lavanderi profesionale, të cilën e ka ngritur pas restorantit.

Pamja e barit dhe restorantit Kështjella ngjan vërtet me një kështjellë. Arkitektura e restorantit shpreh fuqinë dhe qëndrueshmërinë e kështjellave antike ilire dhe romake prej guri, të planifikuara për t’i rezistuar kohës. Ndonëse në një mjedis industrial, pikërisht në rrugë, Kështjella ofron ushqim tradicional me porcione të mëdha, me cilësi të mirë dhe çmime të ulëta krahasuar me tregun. Me menunë e larmishme të mishit të pjekur të freskët dhe prodhimet tradicionale për mëngjesin dhe drekën, ai është shumë i njohur për vendasit dhe vizitorët. Restoranti mban deri në 700 mysafirë në të tri katet, përveç sallës së madhe të dasmave, e cila përdoret shpesh për festat e ditëlindjeve të fëmijëve dhe muzikë “live”. Kështjella menaxhohet nga tre vëllezërit; Tomorri, Idajeti dhe Partizani, të cilët ndajnë përgjegjësitë e menaxhimit dhe rreth 40 anëtarë të tjerë të familjes që punojnë si personel në pritje, kuzhinë, përpunim ushqimi dhe personel administrativ.

Hoteli që i përket restorantit ka 8 dhoma, të cilat aktualisht janë duke iu nënshtruar rinovimeve për t’i sjellë në një standard ndërkombëtar. Dhomat e rinovuara të japin një ndjesi rustike, me dekor druri dhe tulla prej guri dhe janë të pajisura me televizor dhe kondicioner. Një shtesë e re mendohet të çojë numrin e përgjithshëm të dhomave deri në 35, brenda vitit e ardhshëm. Po planifikohet krijimi e një zone të madhe kampingu, deri në 150 çadra dhe vend për karvanë në pjesën e pasme të restorantit.

Përveç restorantit dhe hotelit, familja zotëron një fermë të madhe, rreth 5 minuta larg me makinë. Në fermë mbarështohen 40 lopë, 40 viça dhe rreth 80-100 derra dhe derrkucë, përfshirë derra të egër, të kapura në kodrat aty pranë e që mbahen në stalla betoni me ndarje të vogla. Në pronën e fermës gjenden edhe rosa, pula, pata, dele, dhi dhe një gomar. Kafshët, për të cilat kujdesen katër punëtorë, mbahen për të furnizuar restorantin me mish dhe qumësht. Pak më poshtë rrugës së pistës gjenden dy hektarë serra të fermës, ku me ndihmën e 15-20 punëtorëve prodhohen domate për eksport, për Europën Qendrore dhe Veriore, përfshirë Gjermaninë, Suedinë, Danimarkën dhe Rusinë.

Pas korrjeve-shirjeve, nga muaji shtator, deri në nëntor, fillon sezoni i dytë i mbjelljes, në janar, ku kultivohen perime të tjera, si marule, patëllxhanë, tranguj dhe speca. Vreshtat dhe ullishtat e familjes që furnizojnë me lëndë të parë për prodhimin e vajit të ullirit, verën dhe rakinë që prodhon familja Ismailaj, ndodhen më larg dhe nuk janë të lehta për t’u vizituar. Ndërsa ferma është e vështirë për t’u vizituar nga turistët, Tomorri synon të sigurojë 20 biçikleta me qera, të cilat klientët mund t’i përdorin për të eksploruar zonat përreth, duke përfshirë dhe udhëtime, mundësisht qytetin e Beratit, si trashëgimi botërore e UNESCO-s, i listuar si “qyteti i një mijë dritareve” me arkitekturën e saj të ruajtur mirë në stilin osman dhe lagjen antike të kështjellës, që është një element i rëndësishëm turistik për zonën.

Edhe pse Kështjella është më shumë një model i suksesshëm agrobiznesi, sesa një shembull i jetës romantike dhe të qetë rurale, pronarët e përkushtuar kanë bërë përpjekje për të krijuar një vend ku shijohet ushqim i mirë dhe i shëndetshëm. Mbetet për t’u parë nëse në të ardhmen, ata do të arrijnë të krijojnë gjithashtu një përvojë të paharrueshme për vizitorët, të cilët e lidhin nocionin e agroturizmit me ndërveprime e aktivitete, si dhe një mjedis të qetë dhe relaksues.

Read More