Ferma “Marku” funksionon si një fermë familjare. Ajo ofron bujtinën, si shërbim akomodimi. Numri i dhomave është dy. Ofrohen ushqime vendase, me prodhime vendase, perime dhe fruta, të gjitha nga ferma. Zona ku shtrihet është e pasur me atraksione të veçanta, duke permendur: Fushat e Zadrimës, Malin e Hajmelit, Kalanë e Shën Markut, kishën e Vaut të Dejës, Liqenin e Vaut të Dejës, Liqenin e Komanit, hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe Ashtës etj.