Bujtina Musaja

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Kukës

Informacion

Është një minifermë që mbarështon lopë. Prodhimet e saj shërbejnë për të furnizuar bujtinën me produkte bulmeti, të cilat iu shërbehen turistëve. Është një shtëpi e vjetër e restauruar dhe e kthyer në bujtinë, duke risjellë për turistët jetën reale në fshat. Bujtina ndodhet në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik, një nga atraksionet me bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Në fermë mbarështohen gjedhë. Mishi i gjedhit të kësaj zone është unik, për shkak të kullotave, prandaj edhe bulmeti është me shije unike. Gatimet karakteristike të zonës janë të larmishme dhe një pasuri në kulinarinë tradicionale shqiptare. Ajo çka e bën atraktive këtë fermë është mundësia që u japim turisteve të lëvizin me kuaj në vende atraktive që zona ofron. Vizitoni fermën për të marrë me vete kartolinën më të bukur të peizazhit shqiptar.

Read More