Shporta e Reçit

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Koplik

Informacion

“Shporta e Reçit” është një fermë e ndërtuar në zonën e Reçit, të Malësisë së Madhe. Restoranti ka menu me produkte tipike të zonës së Malësisë, ku mbizotërojnë kryesisht produktet e mishit (ferliku) etj. Restoranti ndodhet afër Pyllit të Gështenjave, një pyll shumëvjeçar me gështenja, me sipërfaqe rreth 400 ha. Nga aty, ju mund të vizitoni shumë objekte turistike, siç janë: Kalaja e Ballexës, Shpella e Pëllumbave, Sheu i Rrjollit, Kisha e vjetër e Prelnikajve, Puset e vjetra (Krenxa) etj. Restoranti ndodhet afër ikubatorit të përpunimit të produkteve lokale, ku gjatë sezonit të gështenjave dhe të bimëve mjekësore mund të vizitohet për të parë përpunimin e gështenjave dhe të këtyre bimëve. Gjithashtu, restoranti ka në afërsi dhe baxhon e fshatit, nga ku merr të gjithë bulmetin që i nevojitet për nevojat e restorantit. Tursitët mund të vizitojnë baxhon dhe të shohin të gjitha përpunimet e qumështit dhe nënproduktet që fitohen prej tij.

Read More