Pema e ullirit është një simbol tradicional i bollëkut, lavdisë dhe paqes. Degët me gjethe janë përdorur historikisht për të kurorëzuar fitimtarët në lojëra miqësore dhe luftëra të përgjakshme. Ulliri është përbërësi më i rëndësishëm i dietës mesdhetare dhe përfaqëson një sistem kompleks ku historia, natyra dhe njohuritë njerëzore janë shkrirë gjatë mijëvjeçarëve.
Varietetet e ullinjve të rritur në Shqipëri janë indigjenë, kështu përshtaten me tokën, klimën dhe metodat e kultivimit të vendit. Duke qenë ndër kulturat më të rëndësishme dhe të kultivuara gjerësisht, ullishtet mbulojnë gjithë vijën bregdetare nga Saranda deri në Shkodër dhe luginat e lumenjve të brendshëm. Varietet kryesore që kultivohen tradicionalisht janë: Kokër Madhi i Beratit, Kalinjoti, Mizani, Kokërr Madhi i Elbasanit, Krypësi i Krujës, Ulliri i Bardhë i Tiranës, Ulliri i Zi, Ulliri i Kuq, Kallmet, dhe Nisiot. Nga varietetet e huaj duhet përmendur Frantio, Lecinio, i Madhi i Spanjës, etj.
Vërehet një lidhje midis kështjellave të vjetra ilire dhe ullinjve të vjetër mijëvjeçarë, ku, në Shqipëri janë të vendosura në 53 fshatra, afër ose rreth këtyre kështjellave antike. Në Tiranë, ju mund t’i gjeni ato pemë afër kështjellave të Tujanit, Prezës, Ndroqit, Petrelës, Persqopit, Tufinës, Brarit, Linzës dhe Lanabregasit. Këto destinacione ofrojë potenciale për udhëtime që përziejnë historinë dhe agroturizmin. Ndërkohë, rajone të tjera kryesore që prodhojnë vaj ulliri janë Berati, Vlora, dhe Riviera Jugore. Të gjitha këto janë destinacione për turistët e pjekur, megjithatë turnet e ullirit mund të ofrojnë një përvojë shtesë.
Nëntori është koha më e mirë e vitit për të gjetur vaj ulliri me cilësi të lartë në Shqipëri. Një nga mënyrat për të gjetur një produkt me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm është të vizitoni këto ferma dhe blini direkt në fabrikat e përpunimit të vajit të ullirit.
Për të kontaktuar drejtpërdrejtë me vetë fermën, ju lutem ndiqni kontaktet.