Bujtina ofron 2 dhoma për akomodim. Në kulinari ofrohen gatime tradicionale të zonës, të cilat gatuhen me produkte organike të fermës. Gatimet më karakteristike janë: fasule me pastërma, byrek me miser, flija etj. Turistët, përveç fermës ku prodhohen produktet, mund të vizitojnë edhe atraksionet turistike të zonës, të tilla si: objektet e kultit (xhamitë), Shpella e Hartinës etj. Gjithashtu, ferma ofron dhe aktivitet çlodhëse, si dhe guidë kafshësh shtëpiake.