Oazi Gjelbër

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Lezhë

Informacion

Krijimi i fermës lindi si diçka natyrale, duke marrë shkas nga cilësia e produkteve dhe ushqimeve që prodhoheshin. Prandaj këtë eksperiencë “Oazi i gjelbër” e ndau edhe me njerëz të tjerë. Kështu lindi restoranti, në vitin 2014. Nga vetë emri, restoranti duhet të ishte dhe të pasqyronte diçka shumë të thjeshtë dhe të lidhur me natyrën. Nga “kopshti në tavolinë”, ishte dhe ngelet parimi i tij. Produktet që shërbehen aty janë ekskluzivisht të rritura në fermë (Km 0), ose të zonës përreth. Shumëllojshmëria e shpendëve që rriten në fermë dhe peshku i freskët ditor, që kapet nga peshkatarët e zonës janë produktet kryesore që shërbehen në restorant. Përveç ushqimit organik, klientët kanë mundësi të ndryshme argëtuese dhe çlodhëse si: ecje në natyrë dhe me biçikleta, “bird watching”, peshkim, plazh dhe vozitje me kanoe, që i mundëson Laguna Vain dhe Lumi Drin, vende që ndodhen shumë afër kësaj ferme.

Read More