Shtëpia e Midhjeve

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Ksamil

Na kontaktoni

+35569 441 2617

Informacion

Nisur nga emri, ky aktivitet merret me kultivimin e midhjeve në liqenin e Butrintit. Është një biznes familjar i iniciuar më tepër se 20 vjet më parë. Prodhuesit dhe furnizuesit më të rëndësishëm me midhje në vend, “Shtëpia e midhjeve” furnizon magazinat më të mëdha të produkteve të detit në Tiranë dhe Durrës. Në vitin 2017, buzë Liqenit të Butrintit, u ndërtua restoranti, pak metra larg impjanteve të kultivimit të midhjeve. Klientët, përveçse mund të shijojnë midhjen e gatuar në forma nga më të ndryshmet, kanë mundësi të vizitojnë impjantet, por dhe të shohin nga afër, si kultivohen midhjet.

Read More