Pema e Jetës

Vendodhja
Shko te harta

Afër
Durrës

Informacion

Ferma “Pema e Jetës” është një biznes familjar që lindi nga dëshira për t’ju larguar streseve dhe ‘smogut’ të qytetit, drejt natyrës së padëmtuar. Vetëm 2 km nga rruga nacionale Plepa-Ndroq është shumë lehtë e arritshme nga Tirana dhe Durrësi dhe në udhëkryq të autostradës që lidh Veriun me Jugun e Shqiperisë. Aty kultivohen të gjitha llojet e drurëve frutorë, vreshta, ullinj e perime të brezit mesdhetar. Gjithashtu mbarështohen gjedhë, bagëti të imta, derra, pata, rosa, pula, pula hinse, pëllumba. Çdo prodhim bujqësor e blegtoral që përpunohet në fermë si : mishi, perimet, frutat, bulmeti, prodhimet e brumërave përgatiten të freskëta çdo ditë dhe shërbehen direkt në restorant. Vizitori mund të mbledhë në kopshtet dhe parcelat e fermës çdo prodhim që dëshiron ta konsumojë në tavolinën e restorantit ose në shtëpinë e tij. Fëmijët kënaqen duke vizituar stallat apo shtëpizat e kafshëve, apo duke luajtur në hapësirat e dedikuara. Në çdo moment ata janë të shoqëruar nga stafi. Së fundmi, ofrohet edhe aktiviteti “Një ditë nga jeta e fermerit”, ku çdo individ apo familje mund te zgjedhë të kalojë një ditë argëtimi, bashkë me stafin e fermës, në aktivitetet e përditshme bujqësore apo blegtorale. Krenaria e kësaj ferme ka qenë dhe mbetet bima e Goji-t, prej të cilit rrjedh edhe emri i fermës. Goji ose wolfberry është një frut që ka fuqi të mëdha antioksiduese për organizmin e njeriut. Në fermë kultivohen mbi 200 rrënjë të tilla dhe përdoren në të gjitha pjatat e restorantit.

Read More