Tresa Farm

Informacion

“Tresa Farm”, me vendndodhje në zemër të natyrës, vjen me misionin për të shërbyer në të njëjtën mënyrë, ashtu si ambienti përreth ofron.
Karakteristikë e saj është stili antik, i cili ndërthuret me objektet, veçanti e cila ngulitet në mendjen e çdo vizitori.
Menu, ku kombinohet kuzhina tradicionale dhe moderne e ditëve tona vetëm nga stafi i çertifikuar i Tresa Farm. Menuja e fermës bazohet te cilësia, vlerat dhe pastërtia e një pjate. Ushqimet që paraqiten në të janë kryesisht tradicionale të zonës së Tiranës, por jo vetëm.
Çdo pjatë e porositur nga vizitorët dhe çdo sugjerim i stafit tonë, serviret duke i bashkangjitur dhe një përshkrim për mënyrën e përgatitjes.
Një arsye tjetër për të vizituar ambientet e Tresa Farm është atraksioni përreth, ku mbresat më të mëdha t’i lë freskia dhe pamja e mrekullueshme e natyrës.

Read More