Nano Bio Resort

Nano Resort shtrihet në një hapësirë të gjelbëruar, me pyje e të mbjella të ndryshme, që nga ullinjtë e deri te frutat, perimet e lulet dekorative. Produktet merren direkt nga 4 serra të mëdha në ambientet e resortit, ku rriten shumëllojshmëri produktesh, si dhe nga tokat e mbjella në kufijtë e resortit. Filozofia e “Nano […]

Farma Sotira

Nëse po kërkoni të largoheni nga jeta e zhurmshme e qytetit, Ferma Sotira është vendi i duhur për ju. Kjo fermë gjendet larg kaosit urban në rrethin jug-lindor të Kolonjës afër kufirit me Greqinë. Po të ecësh nëpër pronë sheh kafshë që lëvizin lirshëm, të cilat i kënaqin vizitorët e rinj, të ngazëllyer për të […]

Kodra e Kuajve

 Restoranti dhe rezorti dominohen nga një rrethim i madh për hipizëm, rreth të cilit janë organizuar hoteli, restoranti në katin përdhe, stallat e kuajve dhe hapësira per tu ulur në natyrë e restorantit. Kodra e Kuajve nuk është një fermë tipike, por mbart ende një lidhje të fortë me agroturizmin, dhe jo vetëm për shkak […]

Agroturizëm Huqi

Jashtë rrugës kryesore për te Gjiri i Lalzit, përgjatë bregut të një rezervuari të vogël, i rrethuar nga kodra me tarraca, me pamje deri në Adriatik, ndodhet Agroturizëm Huqi. Agroturizëm Huqi kryesisht kultivon pemë frutore dhe arra, si edhe ullinj dhe rrush. Prona është e rrethuar nga vreshta rrushi përgjatë kufijve, ndërsa shpatet e kodrës […]

Agroturizëm Gjepali

Me ndihmën e një arkitekti vendas mori trajtë shtëpia e frymëzuar nga Toskana, në të cilën restoranti dhe kuzhina gjenden në katin përdhe, ndërsa kati i parë përbëhet nga tetë dhoma, një sallë pritjeje e përbashkët dhe një verandë. Hoteli është dekoruar me shije me një përzierje të elementeve modernë dhe klasikë. Korridoret dhe dhomat […]

Mrizi i Zanave

Asnjë botim mbi fermat e agroturizmit shqiptar nuk do të ishte i plotë pa përmendur Mrizin e Zanave. Emblema e agroturizmit shqiptar është ide fantastike e shefit të kuzhinës Altin Prenga, i cili ngriti restorantin dhe fermën aty ngjitur në fshatin Fishtë në veri të Shqipërisë. Kur Mrizi i Zanave hap dyert, më saktësisht në […]

Shkreli Resort

Shkreli Resort gjendet në një kodër pranë Qafës së Shtamës dhe përfshin një hotel malor dhe një kompleks restoranti. Prona prej 2 hektarësh, që i takon resortit, ndodhet në kufirin midis qarkut të Krujës dhe qarkut të Dibrës, në zemër të Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës. Resorti është 45 minuta nga Kruja përmes rrugëve me […]

Kështjella

Restoranti i Tomorr Ismailajt dhe vëllezërve të tij shtrihet anash rrugës nacionale SH72 që të çon në veri të Beratit, në fshatin Poshnjë. Arkitektura e restorantit shpreh fuqinë dhe qëndrueshmërinë e kështjellave antike ilire dhe romake prej guri, të planifikuara për t’i rezistuar kohës. Ndonëse në një mjedis industrial, pikërisht në rrugë, Kështjella ofron ushqim […]

Nari Lundër

Restoranti i z. Ardian Tufa, i njohur nga miqtë dhe klientët e tij si Nari, ndodhet vetëm 20 minuta me makinë jashtë Tiranës. Nari Lundra është në thelb një restorant familjar dhe klientët e përhershëm të saj që janë rritur duke kaluar fundjavat në këtë restorant, vijnë sërish, tanimë me fëmijët e tyre. Nuk është […]

Agroturizëm Nëna Dashuri

Një ndërtesë trekatëshe në stilin tradicional, buzë rrugës kryesore, në më pak se 10 minuta larg me makinë në jug të Peshkopisë. Në vitin 2008 filluan prodhimin dhe shitjen e trahanasë, si dhe jufkave. Të dyja janë ushqime tradicionale kryesore në një zonë ku dimri është i gjatë dhe i ftohtë. Ndërsa menuja e restorantit […]

Bujtina Xhebro

Pas mbërritjes në Bujtinën Xhebro, ajo që të bie në sy së pari, janë objektet ku prodhohen produktet e bulmetit të familjes, ku çdo mëngjes barinjtë nga kullotat verore përreth sjellin qumështin e tyre, disa me makinë, por shumica me kuaj ose mushka. Në vitin 1991, familja hapi një bulmetore pranë sheshit të fshatit Nivicë, […]