Kantina Medaur

Kantina Medaur është e vendosur në Malësinë e Madhe pranë zonës së Koplikut. Kantina përdor një ndërthurje mes tradicionales dhe teknologjisë së përparuar për të prodhuar verën dhe rakinë e rrushit. Verat prodhohen krejtësisht nga fruti i rrushit i cili pasi vjen nga vreshtaritë përpunohet nën kujdesin e enologut me shumë eksperiencë, Dr. Enver Ulqinit. […]

Agora Farmhouse

Agora Farmhouse hapi dyert e saj në 2017-ën me shumë entuziazëm si një shtëpi ferme e veçuar, jo vetëm nga qendrat e zhurmshme, por në përvojën cilësore që do t’u ofronim miqve tanë. Rruga është lehtësisht e aksesueshme me makinë dhe është 1 orë larg nga Shkodra, fshati Mllojë.  Zotëron një sipërfaqe prej 20 dynym […]

Shporta e Reçit

“Shporta e Reçit” është një fermë e ndërtuar në zonën e Reçit, të Malësisë së Madhe. Restoranti ka menu me produkte tipike të zonës së Malësisë, ku mbizotërojnë kryesisht produktet e mishit (ferliku) etj. Restoranti ndodhet afër Pyllit të Gështenjave, një pyll shumëvjeçar me gështenja, me sipërfaqe rreth 400 ha. Nga aty, ju mund të […]

Rruga e Mullirit

Ferma “Rruga e mullirit” është krijuar nga domosdoshmëria për t’u shërbyer turistëve, të cilët e kanë vizituar dhe vizitojnë zonën e Reçit. Këtu ofrohen produkte dhe ushqime organike të fermës dhe të zonës, me gatime tradicionale. Tipike të zonës janë gështenjat nga Pylli i Gështenjave të Reçit. Ferma ofron tri dhoma fjetjeje, me nga 2 […]

Agroturizëm Shega

Agroturizëm Shega është një aktivitet familjar. Familja punon prej 30 vitesh në sektorin e fruta-perimeve, e cila ofron shumëllojshmëri produktesh natyrale, deri në 30 artikuj, që nga frutat e perimet, deri te lëngjet e ndryshme natyrale: të shegës, limonit e portokallit. Ferma ofron aktivitete brënda dhe jashtë fermës; gatime brënda fermës, guida jashtë saj. Ushqimi […]

Pumpkins Albania

“Pumpkins Albania” ndodhet në fshatin Rragam, 12 km larg qytetit të Shkodrës, në fund të Liqenit të Vaut të Dejës. Në një sipërfaqe prej 500 m2 dhe në dy serra me nga 30 m2 secila, ajo kultivon dhe ofron gjithçka rreth kungujve, që nga mbjellja e tyre e deri te dekorimi apo konsumi. Gjithashtu, ka […]

Bujtina Pulaj

Zona ku ndodhet bujtina është e pasur me prodhime bujqësore dhe blektorale, ka karakteristikë peshkimin dhe turizmin, si dhe shfrytëzim të madh të burimeve natyrore që gjenden brenda “Zonës së Mbrojtur”. Modeli i shtëpisë pritëse (Guest House 3B: Bed & Breakfast & Birdwatching) është një risi dhe një model shumë i mirë për zonën, jo […]

Agroturizëm Marku

Ferma është ndërtuar në vitin 2019. Një fermë bujqësore, ku prodhohen të gjitha frutat dhe perimet sipas stinëve. Kumbulla, ulliri dhe shega janë pemet që kultivohen më shumë. Aktualisht, numri i dhomave është vetëm dy, por me prespektivë për t’u zgjeruar. Ushqimet që ofrohen janë pothuajse të gjitha të fermës. Aktivitetet që ofrohen janë të […]