Turi i Sheshit

PËrshkrimi

Ky udhëtim ju ofron një përvojë unike përmes kantinave dhe agroturizmeve,
duke ju dhënë mundësinë të zbuloni jo vetëm traditën e lashtë të prodhimit të verës dhe kuzhinës shqiptare, por edhe inovacionet që e mbajnë gjallë këtë trashëgimi.

Ky tur mund të zhvillohet privatisht ose mund të zgjidhni ta përshkoni me paketë të dedikuar turistike duke kontaktuar operatorët turistike.

Udhëtimi fillon tek Blerina’s Agritourism Concept me një përvojë të vërtetë shqiptare nga ferma në tavolinë, në një ambient të ngrohtë dhe tradicional

Më pas, ndalesa është te Kantina Herta,  ku na mirëpresin me verëra të përzgjedhura shqiptare që shfaqin potencialin e vërtetë të terroirit vendas. 

Rruga vijon drejt bregdetit, tek Kantina Duka.. Vera këtu ka një elegancë të veçantë, të formuar nga ndikimi i klimës mesdhetare dhe përkushtimi i prodhuesve lokalë.

Në vijim, një emër që lidhet me historinë dhe identitetin kombëtar, Kantina Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo kantinë është shtëpia e konjakut më të famshëm shqiptar, një pije me personalitet të fortë dhe shije të thellë.

Ndalesa tjetër është në Kantinën Abaia. Vera e saj reflekton risinë dhe pasionin e brezave të rinj që po formësojnë të ardhmen e verarisë shqiptare.

Kantinën Belba, përjetojmë një tjetër dimension të mjeshtërisë shqiptare në prodhimin e verës.

Pas një serie kantinash, ndalemi për të përjetuar një tjetër anë të Shqipërisë autentike  Agroturizëm Gjepalaj. Këtu, ushqimi tradicional bashkëjetohet në harmoni me verën vendase, duke krijuar një përvojë të veçantë që përfshin të gjitha shqisat.

Më pas, vizitojmë Kantinën Kokomani, një kantinë me traditë të pasur familjare dhe verëra të njohura për cilësinë e tyre. 

Dreka e ditës serviret në një tjetër perlë të zonës  Kantina dhe Agroturizëm Rreze Dielli. Me verëra dhe gatime të përgatitura me përbërës të freskët nga ferma, ky është momenti kur koha ndalet dhe kënaqësia mbizotëron.

Itinerari vazhdon në Agroturizmin dhe Kantinën Enol, një tjetër pikë e njohur për prodhimin e verërave cilësore dhe për përvojën e këndshme që ofron për vizitorët.

Një nga ndalesat më të veçanta është tek Kantina “Tre Vëllezërit”, një kantinë familjare ku mikpritja është po aq e rëndësishme sa vera. 

Për ta pasuruar edhe më tej këtë përvojë, do të ketë mundësi për takime me artizanë lokalë, që ruajnë mjeshtëritë tradicionale, si dhe vizita në ferma të vogla, ku  mësohet nga afër për mënyrën e tyre të jetesës.

Turin e përmbyllim me një ndalesë tek • Fustanella Farm, një fermë që mishëron traditën dhe bujqësinë e qëndrueshme. Këtu, shijojmë prodhime të freskëta nga toka dhe degustojmë verëra shqiptare në një ambient që ruan shpirtin e vërtetë të jetës rurale.

 

Mëso më shumë për disa nga elementët e turit të verës:
Lloji i Turit:
Tur Tematik
Kategoria:
Verë, Agroturizëm, Kulinari, Kulturë
Periudha:
Gjithë Vitin