Vinea Resort

Vinea Resort është një fermë e ndërtuar mbi konceptin e diversifikimit të shërbimeve të kantinës së pijeve “Skënderbeu Durrës”. Kjo sipërmarrje lindi dhe u nxit nga levizja “Slow Food” për t’ju bashkangjitur produkteve të kantinës së pijeve Skënderbeu. Ferma rrethohet nga kodrina të buta me një kurorë vreshtash prej 45 ha, prodhimi i tyre përpunohet […]

Ferma Birjani

Ferma Birjani shtrihet në zonën e Baldukshkut, 18km larg nga Tirana. Ferma ka një sipërfaqe prej 8 hektarësh ku 2.5 prej të cilave janë vreshta dhe pjesa tjetër janë të mbjella me ullinj dhe fruta të ndryshme si mollë, shegë, ftua, kumbull, qershi, hurma, fiq etj. 2000m i janë dedikuar stallave me kafshe dhe shpendë […]

Poçeria e Vjetër

Që prej vitet 1920 deri në mesin e viteve ’90, ambjenti ku sot ndodhet Poçeria e Vjetër, është përdorur si një poçeri ku prodhoheshin poça dhe qeramika nga më të ndryshmet. Në vitin 2014 u shndërrua në një restorant ku ende mund të shihen furrat e pjekjes së poçave. Në kuadër të mbështetjes të fermerëve […]

Agroturizëm Devin

Ferma e agroturizmit “Devin” është e vendosur në një vilë dykatëshe në fshatin Qerret. Ky është një nga ato vende ku vizitori mund të ketë vërtet një shije të jetës së fshatit. Kati i dytë i bujtinës është një hapësirë e ngrohtë që përdoret për vendosjen e mysafirëve. Tre dhoma të pajisura me dy shtretër […]

Max Mavrud Winery

Verë me një vlerësim organo shqisor të shkëlqyer e mbresëlënës nga zona e Leskovikut Kantina Max Mavrud ndodhet në zonën malore të Shqipërisë në Jug-Lindje në Leskovik. Aktualisht kantina prodhon një lloj vere të kuqe, një Blend e harmonizuar nga një kombinim kultivarësh të kuq në momentin e ambalazhimit. Ngarkesa mesatare e vreshtit varion nga […]

Turtle Farm Albania

Turtle Farm Albania është një fermë, që në fokus ka mbrojtjen e breshkave. Eksperienca që ofron kjo fermë është krejt unike. Themeluesit e fermës janë Erjan Guxha, udhërrëfyesi turistik dhe David Hoffman (Bloger amerikan). Turtle Farm Albania ofron “edukim bujqësor” për fëmijë e të rriturit. Ideja ka nisur gjatë një ‘turi’ nëpër Shqipëri, ku në […]

Chestnut Hill

Chestnut Hill ndodhet në Velisht, 10 km nga Bajram Curri, Tropojë. Pozicionohet 1000 m lartësi, me një pamje të mahnitshme të gjithë Malësisë, mbi kurorën e Gështenjave. U krijua si një destinacion i ri për turizmin e huaj dhe vendas. Atraksionet turistike të shumta përreth janë një pikë e fortë e saj. Ofrohen aktivitete çlodhëse dhe […]

Bonum

“Bonum” është fermë e ngritur nga dëshira për të ofruar produkte që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e konsumatorëve. Ferma është e orientuar drejt prodhimit të qumështit të dhisë dhe nënprodukteve të tij, me perspektivë zgjerimin e portofolit të produkteve, duke ju ofruar konsumatorëve alternativa të shëndetshme. Bonum është një ndër fermat më të mëdha […]

Baven-Toven Naturae

“Baven-Toven” ka zanafillë vitin 2018, një sipërmarrje turistike e ngritur me shumë dashuri nga një i ri, i cili pasi përfundoi studimet e larta në Itali e Spanjë, vendosi të kthehej dhe të punonte në vendin e tij. Objektivi i fermës është të ofrohet diçka ndryshe nga çka ofron zona. Kështu Baven-Toven bëhet një realitet […]

Ferma The Barrels – Te Fuçitë

Ferma “Te fuçitë” është e vendosur në krahinën me pjellore të Jugut të Shqipërisë, atë të Lunxhërisë. Aktiviteti ka filluar me kultivimin e vreshtarisë, 16 vjet më parë, me varietetet e rrushit autokton. Te ferma ofrohet ushqim tradicional shqiptar dhe organik si: vera, rakia, uthulla, vaji i ullirit, perimet, lakrat e egra, frutat, të cilat […]

Agroturizëm Kodra e Gjelbër

Agroturizmi “Kodra e Gjelbër” është një fermë e re, e cila përzgjodhi të hapte një aktivitetet të larmishëm në një periudhë shumë të vështirë, në gusht të vitit 2020. Ferma është e vendosur në mes të kodrinave me ullishte. Ajo ka një restorant 5 km larg qytetit të Beratit, në fshatin Roshnik. Pronari është një […]

Kantina Medaur

Kantina Medaur është e vendosur në Malësinë e Madhe pranë zonës së Koplikut. Kantina përdor një ndërthurje mes tradicionales dhe teknologjisë së përparuar për të prodhuar verën dhe rakinë e rrushit. Verat prodhohen krejtësisht nga fruti i rrushit i cili pasi vjen nga vreshtaritë përpunohet nën kujdesin e enologut me shumë eksperiencë, Dr. Enver Ulqinit. […]

Luadhi i Çelos Agroturizëm

Luadhi i Çelos është i vendosur në një kodër piktoreske sipër liqenit të Pogradecit me 260 hektarë me të mbjella, pemë, stalla, klime të mrekullueshme. Agroturizmi mirëpret pushues, turistë duke ofruar një guidë dhe pjesëmarrje ne aktivitete bujqësore, ecje në shtegun “Luadhi i Çelos”, apo pjesëmarrjen në proçeset e përpunimit të produkteve të fermës. Këtu […]

Agroturizëm Loka

Agroturizëm Loka është një sipërmarrje familjare, e cila është e vendosur në mes të kodrave të buta të fshatit Bubq. Rruga për te çuar atje është tepër piktoreske, vetëm 40 minuta larg nga Tirana dhe ti gjendesh në një parajse të vogël kodrinor, ku arkitektura e fermës është tepër tërheqëse. Aty përjetohet një eksperiencë unike, […]