Itinerari:

Korçë – Kolonjë – Përmet – Gjirokastër – Tepelenë

Nisni një udhëtim të jashtëzakonshëm përmes trashëgimisë së pasur të Shqipërisë së jugut, një përzierje harmonike e mrekullive gastronomike, valleve, këngëve, traditave dhe lidhjeve të vërteta me komunitetin lokal. Ndërsa kaloni përmes Korçës, Kolonjës, Përmetit, Këlcyrës, Gjirokastrës dhe Tepelenës, çdo ditë dhe çdo destinacion zbulon kapituj të rinj të një folklori të pasur përmes tureve edukative, performancave folklorike dhe përvojave të vërteta me banorët lokalë.

• Eksplorimi i pazarit të vjetër të Korçës dhe vizitë në furrën e bukës me qiqra të zotit Anesti Duka
• Vizita në galerinë etnografike të mjeshtres Lirika Pojani dhe tek punishtet e artizanëve të vegjël
• Darkë dhe prezantim tek Agroturizëm Shtëpia e Kuajve me një klasë të vallëzimit tradicional nën drejtimin e koreografit të njohur Bardhi Pojani

• Mëngjesi, vizita në fermë dhe një prezantim  i aktiviteteve të saj
• Angazhimi në punë me tezgjah, me zonjën Fili ose punë me gjilpërë me zonjën Rovena
• Tur me kuaj rreth fshatit, ku mysafirët do të vizitojnë teqenë, lumin dhe një ndalesë në fermën e prodhimit të mjaltit në shtëpinë e zonjës Zana Skënderasi
• Vizitë në Polenë për të përjetuar eksperiencën në fshat
• Përvoja nga ferma në tavolinë tek Agroturizëm Xhufka
• Klasë gatimi e lakrorit tradicional, eksperiencë kulinarie dhe akomodim tek Vila Melko & Farm

• Mëngjesi, prezantim i fermës Melko si  dhe vizita tek prodhuesit e vegjël të rakisë në Boboshticë
• Vizitë në fermat e bulmetit të fshatit
• Vijohet për në Kolonjë tek Agroturizëm Sofra Kolonjare, Ersekë, për një
përvojë unike të tundjes së dybekut dhe shijimit të gjalpit të freskët si dhe përgatitjes së zahireve me këngë
• Vizitë në fshatin panoramik dhe të pasur me histori të Rehovës
• Një ndalesë e shkurtër në Muzeun Etnografik të Kolonjës
• Darkë dhe akomodim tek Sofra Kolonjare

• Ecje për në liqenin e fermës
• Kthim në fermë për një mëngjes të veçantë tradicional
• Vijohet për tek Farma Sotira, eksplorimi i fermës dhe zonës përreth
• Udhëtim drejt fshatit Hoseckë dhe përmes fushave drejt fshatit Radanj
• Vizitë tek liqeni sekret 
• Tur i shkurtër tek stalla në mal, ose vizitë tek banorët e Radanjit për të
bashkëvepruar me vendasit dhe për të kuptuar më shumë përvojën
lokale
• Darkë nën performancat folklorike të grupit të famshëm Sazet e Leskovikut, me një histori më shumë se 200 vjeçare, sipas regjistrimeve të vjetra
• Qëndrimi gjatë natës në fermë

• Mëngjesi dhe nisja për në Përmet me një ndalesë të shkurtër për të vizituar qytetin e Leskovikut
• Përvojë kulinare në restorantin Nemërçka shoqëruar me performancë folklorike
• Eksperiencë kulinarie slow-food në Përmet
• Vizitë tek Di Pro Bio Përmet dhe tek Shtëpia e Mjaltit e zotit Kastriot
• Vizitë në dyqanin e zonjës Flora Sali për të shijuar  mjaltin e bedunices, certifikuar si GI (Indikacion Gjeografik) dhe STG (Specialitet Tradicional i Garantuar)
• Vizitë në Ballaban tek ferma Grand Albanik për një prezantim të
historisë të fermës
• Klasë kulinarie dhe shijimi i gatimeve

• Mëngjesi tek ferma Grand Albanik
• Vizita në punishten artizanale të djathit të zotit Altin Meshini në Këlcyrë, e ngritur brenda një bunkeri të kohës së komunizmit.
• Drekë tradicionale dhe tur në fermën e  Agroturizëm The Barrels – Te Fuçitë
• Vizitë në kishën bizantine të Shën Marisë në Labovën e Kryqit 
• Darkë dhe akomodim tek Bujtina Maria
• Klasë gatimi dhe fotografi me veshje tradicionale të zonës

• Mëngjesi dhe një tur në Libohovë
• Vizitë me artizantët në Pazarin e Vjetër të Gjirokastrës
• Vizitë në muzeun etnografik dhe klasë e iso-polifonisë nën drejtimin
e mjeshtrit Roland Çenko
• Darkë tek Agroturizëm Lord Byron ku mund të zhvillohet dhe klasë gatimi sipas dëshirës

• Mëngjesi dhe përfshirja në një tur edukativ lidhur me prodhimet lokale si dhe kostumet tradicionale

Mëso më shumë për disa nga elementët e turit të folklorit:
Lloji i Turit:
Kulinari & Kulturë
Kategoria:
Agroturizëm
Gjatësia e Udhëtimit:
7 netë / 8 ditë
Periudha:
Gjithë Vitin
Ky tur mund të zhvillohet edhe privatisht duke ndjekur këtë itinerar të sugjeruar. Gjithsesi, ju mund të zgjidhni ta përshkoni këtë itinerar sipas dëshirës dhe kohës në dispozicion.