Ky udhëtim ju ofron një përvojë unike përmes kantinave dhe agroturizmeve,
duke ju dhënë mundësinë të zbuloni jo vetëm traditën e lashtë të prodhimit të verës dhe kuzhinës shqiptare, por edhe inovacionet që e mbajnë gjallë këtë trashëgimi.
Rruga nis me një vizitë tek Blerina’s Agritourism Concept, një eksperiencë kulinarie autentike ku gatimet tradicionale ndërthuren me shijet e verës Kallmet, duke sjellë në tavolinë më të mirën që ofron toka dhe pasioni për mikpritjen.
Udhëtimi vazhdon drejt Kantina Arbër, ku do të njiheni nga afër me procesin e prodhimit të verës. Pas prezantimit, do të keni mundësinë të shijoni verërat e kantinës në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.
Më tej, ndalesa do të jetë në Kantina Kallmet, një kantinë historike, e cila ruan me përkushtim trashëgiminë e rrushit autokton Kallmet. Kjo është një mundësi unike për të kuptuar historinë dhe vlerat e këtij varieteti të lashtë, që përfaqëson krenarinë e verarisë shqiptare.
Nuk mund të mungojë një eksperiencë kulinarie në Agrotourizëm Mrizi i Zanave një nga shembujt më të mirë të konceptit “nga ferma në tavolinë”. Në këtë agroturizëm të mirënjohur, do të shijoni ushqime të përgatitura me përbërës lokalë, të shoqëruara me verërat e kantinës.
Për një lidhje më të thellë me traditën, do të vizitohet Zadrima, konkretisht fshati Fishtë, ku artizanët lokalë ruajnë gjallë mjeshtëritë e trashëguara ndër breza.
Kantina Mani, vizitë në këtë kantinë të njohur për prodhimin e verërave cilësore dhe degustim i varieteteve të veçanta
@2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara