Farma Sotira
Nëse po kërkoni të largoheni nga jeta e zhurmshme e qytetit, Ferma Sotira është vendi i duhur për ju. Kjo fermë gjendet larg kaosit urban në rrethin jug-lindor të Kolonjës afër kufirit me Greqinë. Po të ecësh nëpër pronë sheh kafshë që lëvizin lirshëm, të cilat i kënaqin vizitorët e rinj, të ngazëllyer për të […]
Traditional Guesthouse Përmet
Traditional Guesthouse Përmet, është modeli i përkushtimit, sakrificës, për të reailzuar ëndrrën e rijetëzimit të shtëpisë së të parve, si një destinacion i promovimit të vlerave historike, kulturore dhe kulinare të zonës me synim ruajtjen e traditës mikpritëse në harmoni me natyrën. Një shtepi shumë e rrallë e kësaj krahine, 7 dhoma me 30 dritare, […]
Rosa’s Bed & Breakfast
Rosa B&B është një Bujtinë e vogël e vendosur në fshatin e bukur turistik Lin, në Pogradec. Aktivitetet e biznesit filluan me vetëm dy dhoma, për t’u zgjeruar pas disa vitesh. Rosa B&B ofron shërbime akomodimi dhe restorantesh për turistë të huaj dhe vendas që nga viti 2016. Rosa B&B është i njohur në zonë […]
Ferma Birjani
Ferma Birjani shtrihet në zonën e Baldukshkut, 18km larg nga Tirana. Ferma ka një sipërfaqe prej 8 hektarësh ku 2.5 prej të cilave janë vreshta dhe pjesa tjetër janë të mbjella me ullinj dhe fruta të ndryshme si mollë, shegë, ftua, kumbull, qershi, hurma, fiq etj. 2000m i janë dedikuar stallave me kafshe dhe shpendë […]
Turtle Farm Albania
Turtle Farm Albania është një fermë, që në fokus ka mbrojtjen e breshkave. Eksperienca që ofron kjo fermë është krejt unike. Themeluesit e fermës janë Erjan Guxha, udhërrëfyesi turistik dhe David Hoffman (Bloger amerikan). Turtle Farm Albania ofron “edukim bujqësor” për fëmijë e të rriturit. Ideja ka nisur gjatë një ‘turi’ nëpër Shqipëri, ku në […]
Chestnut Hill
Chestnut Hill ndodhet në Velisht, 10 km nga Bajram Curri, Tropojë. Pozicionohet 1000 m lartësi, me një pamje të mahnitshme të gjithë Malësisë, mbi kurorën e Gështenjave. U krijua si një destinacion i ri për turizmin e huaj dhe vendas. Atraksionet turistike të shumta përreth janë një pikë e fortë e saj. Ofrohen aktivitete çlodhëse dhe […]
Bonum
“Bonum” është fermë e ngritur nga dëshira për të ofruar produkte që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e konsumatorëve. Ferma është e orientuar drejt prodhimit të qumështit të dhisë dhe nënprodukteve të tij, me perspektivë zgjerimin e portofolit të produkteve, duke ju ofruar konsumatorëve alternativa të shëndetshme. Bonum është një ndër fermat më të mëdha […]
Baven-Toven Naturae
“Baven-Toven” ka zanafillë vitin 2018, një sipërmarrje turistike e ngritur me shumë dashuri nga një i ri, i cili pasi përfundoi studimet e larta në Itali e Spanjë, vendosi të kthehej dhe të punonte në vendin e tij. Objektivi i fermës është të ofrohet diçka ndryshe nga çka ofron zona. Kështu Baven-Toven bëhet një realitet […]
Ferma The Barrels – Te Fuçitë
Ferma “Te fuçitë” është e vendosur në krahinën me pjellore të Jugut të Shqipërisë, atë të Lunxhërisë. Aktiviteti ka filluar me kultivimin e vreshtarisë, 16 vjet më parë, me varietetet e rrushit autokton. Te ferma ofrohet ushqim tradicional shqiptar dhe organik si: vera, rakia, uthulla, vaji i ullirit, perimet, lakrat e egra, frutat, të cilat […]
Agroturizëm Kodra e Gjelbër
Agroturizmi “Kodra e Gjelbër” është një fermë e re, e cila përzgjodhi të hapte një aktivitetet të larmishëm në një periudhë shumë të vështirë, në gusht të vitit 2020. Ferma është e vendosur në mes të kodrinave me ullishte. Ajo ka një restorant 5 km larg qytetit të Beratit, në fshatin Roshnik. Pronari është një […]
Luadhi i Çelos Agroturizëm
Luadhi i Çelos është i vendosur në një kodër piktoreske sipër liqenit të Pogradecit me 260 hektarë me të mbjella, pemë, stalla, klime të mrekullueshme. Agroturizmi mirëpret pushues, turistë duke ofruar një guidë dhe pjesëmarrje ne aktivitete bujqësore, ecje në shtegun “Luadhi i Çelos”, apo pjesëmarrjen në proçeset e përpunimit të produkteve të fermës. Këtu […]
Agroturizëm Loka
Agroturizëm Loka është një sipërmarrje familjare, e cila është e vendosur në mes të kodrave të buta të fshatit Bubq. Rruga për te çuar atje është tepër piktoreske, vetëm 40 minuta larg nga Tirana dhe ti gjendesh në një parajse të vogël kodrinor, ku arkitektura e fermës është tepër tërheqëse. Aty përjetohet një eksperiencë unike, […]
Agora Farmhouse
Agora Farmhouse hapi dyert e saj në 2017-ën me shumë entuziazëm si një shtëpi ferme e veçuar, jo vetëm nga qendrat e zhurmshme, por në përvojën cilësore që do t’u ofronim miqve tanë. Rruga është lehtësisht e aksesueshme me makinë dhe është 1 orë larg nga Shkodra, fshati Mllojë. Zotëron një sipërfaqe prej 20 dynym […]
Lugina e Agrumeve
Ferma është fokusuar në prodhimin e frutave e perimeve të sezonit, që ka në fokus prodhime organike vendase. Produktet karakteristike janë agrumet, në formën e nënprodukteve të saj, të cilat ofrohen te restoranti për vizitorët. Krahas ushqimit, për turistët ofrohet guidë në fermë dhe pjesëmarrje në aktivitetet bujqësore.
Kantina Isak
Agro Isaku, funksionon si SHBB, nëpërmjet një bashkëpunimi me kantinën “ISAK”, prandaj aktiviteti ushtrohet në të njëjtat ambiente. Përveç restorantit që punon për klientët e tij, nuk mungojnë aktivitetet në fermë, si “shijimin e verës” (Wine Tasting) me grupe të ndryshme turistike. Përveç degustimit të verës dhe rakisë, klientët kanë mundësi të vizitojnë vreshtat dhe […]
Shtëpia e Midhjeve
Nisur nga emri, ky aktivitet merret me kultivimin e midhjeve në liqenin e Butrintit. Është një biznes familjar i iniciuar më tepër se 20 vjet më parë. Prodhuesit dhe furnizuesit më të rëndësishëm me midhje në vend, “Shtëpia e midhjeve” furnizon magazinat më të mëdha të produkteve të detit në Tiranë dhe Durrës. Në vitin […]
Kantina & Ferma Dukat
Ferma Dukat ka nisur veprimtarinë e saj si një fermë. Më pas, në vitin 1993 u shndërruar në një kantinë. Që prej fillimit, rritja ka qenë graduale, në sajë të punës së perditshme familjare, duke arritur një sipërfaqe totale të fermës prej 10 ha. Kultura që spikat më tepër është rrushi, i cili është i […]
Kantina Vila Hadaj
Kantina “Vila Hadaj” ndodhet 17 km nga qyteti i Beratit, e ndërtuar në mes të vreshtave të zonës së njohur të Malinatit. Veçori tërheqëse për kantinën është investimi në natyrë, larg zhurmave, ndotjes dhe në zemër të natyrës, aty ku lulëzojnë vreshtat që prej vitit 1970. E ndërtuar me mur guri, duke iu përshtatur traditës, […]
Kantina Kallmeti
Kantina Kallmeti është shtëpi e hapur dhe mirëpret me bujari çdo vizitor. Ndodhet në fshatin Kallmet, 11 km në veri të qytetit të Lezhës, 18 km nga bregdeti i Shëngjinit dhe 55 km nga Tirana. Kantina mund të vizitohet çdo ditë të javës, si nga vizitorë të rastit, ashtu edhe nga grupe të organizuara, nga […]
Hani i Lekës
Meqë ky aktivitet shtrihet në një zonë malore, ka hapësirë të mjaftueshme për mbarështimin e bagëtive. Aty mbarështohen dele, derra dhe pula, të cilat rriten në fermë dhe perdoren për konsum në restorant. Produktet ushqimore që ofrohen në bujtinë janë: mishi, djathi, vezët, gjiza dhe nënprodukte të tjera. Si atraksion turistik të afërt ka Kishën […]
Oazi Fishtë
Gatime tradicionale, me produkte fshati! Te “Oazi Fishtë” mund të gjeni atraksionet më të bukura që natyra na ka bekuar. Kuzhina e saj ofron një shumëllojshmëri gatimesh, të cilat janë përcjellë ndër breza dhe janë autentike të kësaj zone. Vlen për t’u permendur gatimi i rosës së egër, lakrori me kungull etj. Përveç pasurive natyrore […]
Hylli i Dritës
Në pronën e trashëguar nga të parët, fillimisht ka funksionuar një restorant me produkte lokale të freskëta. Ky ishte vetëm fillimi. Më pas, si rezultat i një kërkese të lartë të produkteve të zonës së Zadrimës, të cilat janë shumë të shijshme e të shëndetshme, u konceptua ferma. Akomodim, kulinari tradicionale, ferma Produktet tipike që […]
Shporta e Reçit
“Shporta e Reçit” është një fermë e ndërtuar në zonën e Reçit, të Malësisë së Madhe. Restoranti ka menu me produkte tipike të zonës së Malësisë, ku mbizotërojnë kryesisht produktet e mishit (ferliku) etj. Restoranti ndodhet afër Pyllit të Gështenjave, një pyll shumëvjeçar me gështenja, me sipërfaqe rreth 400 ha. Nga aty, ju mund të […]
Rruga e Mullirit
Ferma “Rruga e mullirit” është krijuar nga domosdoshmëria për t’u shërbyer turistëve, të cilët e kanë vizituar dhe vizitojnë zonën e Reçit. Këtu ofrohen produkte dhe ushqime organike të fermës dhe të zonës, me gatime tradicionale. Tipike të zonës janë gështenjat nga Pylli i Gështenjave të Reçit. Ferma ofron tri dhoma fjetjeje, me nga 2 […]
Kulla Hupi
Ëndrra për të shndërruar kullën e të parëve në një shtëpi pritëse (guest house), ka ardhur pas një eksperience 7-vjeçare në agroturizëm. Vitet e para kanë qenë shumë të vështira për këtë lloj aktiviteti, por me kalimin e kohës koncepti i turizmit filloi të ndryshonte pozitivisht, duke shtuar numrin e turistëve në Shqipëri. Të huajt […]
Bujtina Shtini
Bujtina ofron 2 dhoma për akomodim. Në kulinari ofrohen gatime tradicionale të zonës, të cilat gatuhen me produkte organike të fermës. Gatimet më karakteristike janë: fasule me pastërma, byrek me miser, flija etj. Turistët, përveç fermës ku prodhohen produktet, mund të vizitojnë edhe atraksionet turistike të zonës, të tilla si: objektet e kultit (xhamitë), Shpella […]
Oxhaku i Doçit
Bujtina ndodhet në Fushë Lurë (Lurë e vjetër) dhe funksionon prej 4 vitesh. Ka tri dhoma karakteristike, si shtëpitë e kësaj zone. Gjithashtu ofrohet dhe ushqim për vizitorët, të treja vaktet. Mëngjesi është tipik shqiptar. Karakteristike është kultivimi i troftës, frutave të egra stinore, si dhe frutave të thata. Mund të ofrohen shërbime “hiking” (ecje […]
Agroturizëm Shega
Agroturizëm Shega është një aktivitet familjar. Familja punon prej 30 vitesh në sektorin e fruta-perimeve, e cila ofron shumëllojshmëri produktesh natyrale, deri në 30 artikuj, që nga frutat e perimet, deri te lëngjet e ndryshme natyrale: të shegës, limonit e portokallit. Ferma ofron aktivitete brënda dhe jashtë fermës; gatime brënda fermës, guida jashtë saj. Ushqimi […]
Pumpkins Albania
“Pumpkins Albania” ndodhet në fshatin Rragam, 12 km larg qytetit të Shkodrës, në fund të Liqenit të Vaut të Dejës. Në një sipërfaqe prej 500 m2 dhe në dy serra me nga 30 m2 secila, ajo kultivon dhe ofron gjithçka rreth kungujve, që nga mbjellja e tyre e deri te dekorimi apo konsumi. Gjithashtu, ka […]
Agroturizëm Marku
Ferma është ndërtuar në vitin 2019. Një fermë bujqësore, ku prodhohen të gjitha frutat dhe perimet sipas stinëve. Kumbulla, ulliri dhe shega janë pemet që kultivohen më shumë. Aktualisht, numri i dhomave është vetëm dy, por me prespektivë për t’u zgjeruar. Ushqimet që ofrohen janë pothuajse të gjitha të fermës. Aktivitetet që ofrohen janë të […]
Kantina Kopliku
Kantina është ndërtuar në vitin 2003, por ka filluar punën në vitin 2013. Produkti kryesor është vera e bardhë dhe e kuqe. Ka ambient restoranti, ku vizitorët mund të çlodhen dhe të drekojnë me familjen. Pranë saj ndodhen vreshtat, ku mund të mësohet për rrushin dhe të praktikohet vjelja e tij. Kallmeti është një produkt […]
Bujtina Gjana
Bujtina Gjana ndodhet në fshatin Ujmisht, të krahinës së Lumës. Bujtina gjendet në lartësinë rreth 700 m mbi nivelin e detit dhe prej aty ka një sheshpamje të gjerë, prej nga duken Lartësitë e Lurës, malet që rrethojnë Gjalicën dhe Bjeshkët e malet që afrojnë me Korabin. Një rikonstruksion i kullës së ndërtuar në gjysmën […]
Birbil Gjoça
Aktiviteti i fermës ka filluar që në vitin 1992. Gjatë këtyre viteve, ferma ofron shërbim gjatë gjithë periudhës së vitit, si në verë, ashtu edhe në dimër. Gjatë verës ofrohen guida në Malin e Gjerë, Gjirokastër, si dhe produktet ushqimore që prodhohen te ferma dhe stani, 100% organike. Në sezonin e dimrit ofrohet ushqim i […]
Ferma Graçi
Ferma Graçi funksionon si zonë agroturizmi që prej vitit 2016, kur filloi të ofronte hapësira akomodimi nëpërmjet “Camping Gjirokastër”. Ndërkohë, fillesat e veta ferma i ka në vitin 2001, me kultivimin e rrushit dhe drurëve frutorë, që gjenden brenda kufijve të saj. Që nga ai vit, në fermën tonë prodhohet verë e kuqe dhe raki, […]
Ferma Sali
Ferma Sali ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2015. Frymëzimi dhe ideja për të hapur aktivitetin ka lindur si pasojë e eksperiencave të shumta në lidhje me agroturizmin. Guidat lokale dhe eksplorimi i shumë vendeve të Shqipërisë dhe jashtë saj, kanë qenë frymëzim për të ruajtur traditën e bukur shqiptare. Nga sa më sipër, […]
Ferma Albanik
Ferma Albanik është një aktivitet agro dhe eko-turistik, e cila ndodhet në Luginën e Dëshnicës, në Këlcyrë të rrethit të Gjirokastrës, prej më shumë se 3 vjetësh. Ferma zbaton parimet e fermakulturës në kopshtari, si dhe mbron e pasuron biodiversitetin. Në fermë ndodhet një bar-restorant që aplikon kryesisht kuzhinën tradicionale të zonës dhe specialitete franceze, […]
Lord Byron
Lord Byron është i shtrirë në një territor prej 18000 m2. Ky aktivitet ka në dispozicion të klienteve restorantin me kapacitet të brendshëm 50 vende, dhe të jashtëm me mbi 100 vende. Nëntë dhoma ofrohen si ambient fjetjeje, me kapacitet 24 persona në total. Ajo që “Lord Byron” ofron është pushim në natyrë, ambiente me […]
Ferma Xharshë
Ferma dhe bujtina Xharshë janë një sipërmarrje e vogël familjare, të krijuara respektivisht në vitin 2004 dhe 2016. Në fakt ferma, (me një sipërfaqe totale prej 5000 m2) ndodhet në Pocestë, një fshat në veriperëndim të Korçës, 7 km larg, ndërsa bujtina në Korçë. Ideja e fermës lindi nga profesioni agronom dhe dëshira e madhe […]
Bio Farm Gramsh
Biofarm Gramsh, ndodhet në fshatin Bulçar në Gramsh. Një subjekt i cili operon në fushën e agroturizmit/ hotelerisë dhe turizëm malor/zona rurale, mbarështrim kafshësh në kompleks blegtoral. Në ambjetet e fermës 75 % e produkteve janë prodhime të fermës dhe 25 % prodhime të fshatrave të zonës. Biofarm ofron shërbime në fushën e agroturizmit me […]
Zejtaria Agroturizëm
Restoranti shërben ushqim të freskët tradicional. Bujtina për të fjetur të mrekullon me pamjen nga liqeni. Agroturizëm Zejtaria ofron gjithashtu dhe aktivitete me mjete lundruese si, kanoe e xhiro me skaf. Ferma ndodhet pranë restorantit, 500 metra larg saj. Pas një dreke të shijshme me peshk krap ose humur (peshku i liqenit), të përgatitur në […]
Ferma Deliu
Nisur nga përvoja në sektorin e turizmit, shtëpinë e prindërve në fshat e përshtatën për turizëm familjar. Kështu nisi historia e kësaj ferme. Shtëpia pritëse ofron dy dhoma për fjetje. Produktet ushqimore që serviren janë të gjitha të kopshtit, por edhe të fshatarëve të zonës, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik të fshatit dhe duke konsumuar […]
Çermenika Farm
Ferma Çermenika është një biznes familjar i familjes Cekoja, që ndodhet në fshatin Qerret të qytetit të Elbasanit. Ajo ka formën e një shtëpie tradicionale, me kapacitet akomodimi deri në 10 veta. Si mundësi akomodimi, ofrohen çadra (kamping) deri në 20 persona. Ferma ka në zotërim dhe një hostel “backpackers” në qytetin e Elbasanit dhe […]
Agroturizëm Hajdar Kuçi
Agroturizmi Hajdar Kuçi sjell konceptin e njohur “nga toka në tavolinë”. Kjo fermë ndodhet jo shumë minuta larg kryeqytetit, në fshatin Marikaj, mes Tiranës dhe Durrësit. Me një kombinim të elementeve të natyrës, ferma është me të vërtet një oaz qetësie dhe kënaqësie. Ambient organik, gjedhë, vreshta, ullinj, serra, ara, shegë, bletë, liqen e pyll. […]
Kantina Herta
Kantina Herta është kantina e familjes Hamdi Osmani. Kantina Herta nisi prodhimin në një sipërfaqe vreshti prej 6 ha, sipërfaqe të cilën sot e ka çuar në 10 ha, mbjellë me rrush të llojeve të ndryshme, për prodhimin e verërave si : Shesh i Bardhë, Shesh i Zi, Trebjano, Merlot e Kabernet. Mirëpo kantina Herta […]
Kantina Kokomani
Ferma Kokomani u themelua fillimisht si një kantinë vere duke prezantuar në tregun shqiptar tri llojet e verërave: Shesh i Zi, Shesh i Bardhë dhe Saint Michael (Shën Mhill). Duke parë për vite me radhë komentet pozitive mbi këto produkte, si edhe çmimet e para në panairet e organizuara nga Ministria e Bujqësisë, u mendua […]
Kantina Duka
Kantina Duka është ngritur në vitin 2007 dhe fuksionon si veprimtari me cikël të mbyllur të prodhimit. Ajo ofron për vizitorët “WineTour”, degustim të verërave, restorant, kayak, peshkim. Çdo vit, prodhohet rreth 50,000 shishe verë dhe 3,000 shishe raki, një dëshmi e procesit të përpiktë të prodhimit të verës. Verërat, të njohura si në Shqipëri […]
Agroturizëm Paja
Agroturizëm Paja shtrihet midis Liqenit të Seferanit dhe aksit rrugor Belsh-Kuçovë, në të cilin ofrohen një kompleks shërbimesh. Historia e “Agroturizëm Paja” ka filluar pas vitit 2004, pas një experience 11-vjeçare në fushën e turizmit, në shtetin fqinj, Greqi. Gjithçka filloi me prodhimin dhe përpunimin e rrushit për nxjerrjen e nënprodukteve si: verën, rakinë, reçelin, […]
Agroturizëm Popi
Agroturizmi Popi, fillimisht ishte një tokë e pazbuluar midis kodrave, pa rrugë, veçse pyje të dendura. Zoti POPI hapi rrugën, për të patur një fermë me koncept ndryshe nga sa kemi në vendin tonë. Çdo gjë në fermë duke nisur nga liqeni, hapësira dedikuar blegtorisë, bujqësisë, u krijuan nga dora e njeriut që bëri të […]
Pema e Jetës
Ferma “Pema e Jetës” është një biznes familjar që lindi nga dëshira për t’ju larguar streseve dhe ‘smogut’ të qytetit, drejt natyrës së padëmtuar. Vetëm 2 km nga rruga nacionale Plepa-Ndroq është shumë lehtë e arritshme nga Tirana dhe Durrësi dhe në udhëkryq të autostradës që lidh Veriun me Jugun e Shqiperisë. Aty kultivohen të […]
Kantina Korriku
Kantina Korriku shtrihet në zonën e Bubqit, në rrethin e Krujës, në mes të trekëndëshit të Kalasë së Prezës, Kalasë së Krujës dhe Kalasë së Kepit të Rodonit. Këto kala janë zona turistike. Zanafilla e Kantinës ka qenë prodhimi i verës nga vreshtat e zonës, duke u zgjeruar më pas me një bujtinë të ndërtimit […]
Restorant Bardhi
Restorant Bardhi është ndërtuar në vitin 1994, ku arkitektura kombëtare ndërthuret me modernen. Motoja e fermës është “përmirësim I vazhdueshëm”. Restorant Bardhi është I pozicionuar në jugperëndim të kalasë, vetëm pak hapa larg Muzeut Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Me një pamje spektakolare, në lartësinë 607 m mbi nivelin e detit, ajo ofron freski, kënaqësi dhe […]
Blerina Agritourism Concept
Për ne agroturizëm do të thotë dashuri e pakushtëzuar për natyrën, ushqimin e mirëfilltë dhe atdheun. Qëllimi është t’ju bëjmë të njohur me mënyrën tonë të jetesës duke ofruar mikpritjen më të mirë dhe shijet lokale të gatuara në mënyrë tradicionale. Hoteli i agroturizmit përbëhet nga 11 dhoma krejt të reja, komode dhe mikpritëse, që […]
Ferma Lisat
Ferma është themeluar në vitin 2013 dhe mbarështon dhi. Qëllimi i krijimit të fermës është prodhimi i produkteve organike si: qumësht, kos, djathë, djathë kaçkavall, gjizë dhe hirrë. Karakteristikë e fermës është pjekja në saç e kecave dhe pulave që rriten në fermë. Gjithashtu ajo ofron edhe aktivitete të ndryshme për fëmijët, që të njohin […]
Fustanella Farm
Fustanella Farm një ndërmarrje agroturizmi, në lagjen Zaranik të Petrelës. Fustanella është e përbërë nga një bujtinë e vogël me tri dhoma, ferma bujqësore dhe një restorant organik që funksionon sipas parimit “nga ara, drejt në tryezë.” Ferma prodhon një gamë të gjerë perimesh, në përgjithësi kultura vendase, por dhe kultura të reja që kanë […]
Nano Bio Resort
Nano Resort shtrihet në një hapësirë të gjelbëruar, me pyje e të mbjella të ndryshme, që nga ullinjtë e deri te frutat, perimet e lulet dekorative. Produktet merren direkt nga 4 serra të mëdha në ambientet e resortit, ku rriten shumëllojshmëri produktesh, si dhe nga tokat e mbjella në kufijtë e resortit. Filozofia e “Nano […]
Uka Farm
Uka Farm është një fermë bujqësore polikulturale me produkte biologjike, pa spërkatje me pesticide. Në të ndodhet një kantinë vere, ku prodhohet verë autoktone shqiptare nga kultivarë rrushi të zonës dhe restoranti, ku shërbehen produktet e fermës me konceptin “nga ferma në tavolinë” (farm to table). Uka Farm është kthyer tashmë në një atraksion turistik […]
Vila-Shehi Winery & Agritourism
Vreshtaria dhe kantina familjare VILA-SHEHI është themeluar në vitin 1994. Zona ku është ngritur kantina dhe ambientet ndihmëse janë zona tipike me tradita, përsa i përket prodhimit të rrushit dhe të verës. Vizitorët kanë mundësi të njihen me varietet e rrushit autokton, si Shesh i Bardhë e Shesh i Zi, të shijojnë këto verëra në […]
Farma Sotira
Nëse po kërkoni të largoheni nga jeta e zhurmshme e qytetit, Ferma Sotira është vendi i duhur për ju. Kjo fermë gjendet larg kaosit urban në rrethin jug-lindor të Kolonjës afër kufirit me Greqinë. Po të ecësh nëpër pronë sheh kafshë që lëvizin lirshëm, të cilat i kënaqin vizitorët e rinj, të ngazëllyer për të […]
Agroturizëm Alpeta
Një biznes i vërtetë familjar, Alpeta përfshin një kantinë familjare, bujtinë dhe restorant. Në vitin 2018, kantina prodhoi rreth 50,000 shishe verë dhe ka bërë emër të mirë dhe furnizon restorante të shumta. Në vreshtat e gjera 5.5 hektarë, do të hasni disa lloje rrushi si, autoktonin shqiptar shesh i zi, varietetin Pulës së zonës […]
Kodra e Kuajve
Restoranti dhe rezorti dominohen nga një rrethim i madh për hipizëm, rreth të cilit janë organizuar hoteli, restoranti në katin përdhe, stallat e kuajve dhe hapësira per tu ulur në natyrë e restorantit. Kodra e Kuajve nuk është një fermë tipike, por mbart ende një lidhje të fortë me agroturizmin, dhe jo vetëm për shkak […]
Agroturizëm Huqi
Jashtë rrugës kryesore për te Gjiri i Lalzit, përgjatë bregut të një rezervuari të vogël, i rrethuar nga kodra me tarraca, me pamje deri në Adriatik, ndodhet Agroturizëm Huqi. Agroturizëm Huqi kryesisht kultivon pemë frutore dhe arra, si edhe ullinj dhe rrush. Prona është e rrethuar nga vreshta rrushi përgjatë kufijve, ndërsa shpatet e kodrës […]
Agroturizëm Gjepali
Me ndihmën e një arkitekti vendas mori trajtë shtëpia e frymëzuar nga Toskana, në të cilën restoranti dhe kuzhina gjenden në katin përdhe, ndërsa kati i parë përbëhet nga tetë dhoma, një sallë pritjeje e përbashkët dhe një verandë. Hoteli është dekoruar me shije me një përzierje të elementeve modernë dhe klasikë. Korridoret dhe dhomat […]
Kantina Enol
Kantina Enol gjendet vetëm 30-minuta larg me makinë nga Tirana, jo shumë larg nga aeroporti, në fshatin Prezë. Enol është bashkimi i emrave Eni dhe Olsi, fëmijët e pronarit dhe themeluesit të punishtes së verës, Qemal Alushit, që reflekton natyrën familjare të fermës, restorantit dhe verës. Si i vetmi nga katër vëllezërit pa arsim të […]
Bujtina Dini
Bujtina e Kol Markut dhe familjes së tij ndodhet rreth 5 kilometra larg Rubikut, në rrethin e Mirditës, e pozicionuar në një luginë të vogël që karakterizohet nga gjelbërimi i harlisur dhe qetësia. Restoranti ka tavolina brenda dhe përpara, por tavolinat më të këndshme, veçanërisht në nxehtësinë e mesit të verës në korrik dhe gusht, […]
Mrizi i Zanave
Asnjë botim mbi fermat e agroturizmit shqiptar nuk do të ishte i plotë pa përmendur Mrizin e Zanave. Emblema e agroturizmit shqiptar është ide fantastike e shefit të kuzhinës Altin Prenga, i cili ngriti restorantin dhe fermën aty ngjitur në fshatin Fishtë në veri të Shqipërisë. Kur Mrizi i Zanave hap dyert, më saktësisht në […]
Shkreli Resort
Shkreli Resort gjendet në një kodër pranë Qafës së Shtamës dhe përfshin një hotel malor dhe një kompleks restoranti. Prona prej 2 hektarësh, që i takon resortit, ndodhet në kufirin midis qarkut të Krujës dhe qarkut të Dibrës, në zemër të Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës. Resorti është 45 minuta nga Kruja përmes rrugëve me […]
Bujtina Tomadhe
Pas malit te Dajtit ndodhet bujtina Tomadhe e cila e ka marrë emrin nga emri historik i zonës. Bujtina Tomadhe është padyshim një vend mahnitës, në një mjedis shumë piktoresk dhe rural, e menaxhuar nga menaxherë të kujdesshëm, miqësorë dhe shumë mikëpritës. Për pushuesit që duan të kalojnë kohën në mënyrë më aktive, përveçse të […]
Kështjella
Restoranti i Tomorr Ismailajt dhe vëllezërve të tij shtrihet anash rrugës nacionale SH72 që të çon në veri të Beratit, në fshatin Poshnjë. Arkitektura e restorantit shpreh fuqinë dhe qëndrueshmërinë e kështjellave antike ilire dhe romake prej guri, të planifikuara për t’i rezistuar kohës. Ndonëse në një mjedis industrial, pikërisht në rrugë, Kështjella ofron ushqim […]
Nari Lundër
Restoranti i z. Ardian Tufa, i njohur nga miqtë dhe klientët e tij si Nari, ndodhet vetëm 20 minuta me makinë jashtë Tiranës. Nari Lundra është në thelb një restorant familjar dhe klientët e përhershëm të saj që janë rritur duke kaluar fundjavat në këtë restorant, vijnë sërish, tanimë me fëmijët e tyre. Nuk është […]
Kantina Arbëri
Vlera e traditës në Kantinën Arbëri është e dukshme pas hapave që ka ndërmarrë familja Kaçorri, nga prodhimi i një sasie të vogël vere për nevoja personale dhe lokale, për t’u bërë një nga kantinat më të njohura të Shqipërisë. Sot, vera e tyre është nderuar me shumë çmime dhe prodhon mbi 120 mijë shishe […]
Agroturizëm Nëna Dashuri
Një ndërtesë trekatëshe në stilin tradicional, buzë rrugës kryesore, në më pak se 10 minuta larg me makinë në jug të Peshkopisë. Në vitin 2008 filluan prodhimin dhe shitjen e trahanasë, si dhe jufkave. Të dyja janë ushqime tradicionale kryesore në një zonë ku dimri është i gjatë dhe i ftohtë. Ndërsa menuja e restorantit […]
Taverna Xhufka
Të vizitosh Tavernën Xhufka në pjesën rurale të Qarkut të Korçës është të marrësh frymë në ajër të pastër. Një rrugë e vogël anësore para se të hyni në fshatin Boboshticë të çon deri në rrëzë të vargmalit Morava, të cilat janë pjesë e Parkut Kombëtar të Bredhit të Drenovës. Sidomos në kulmin e verës, […]
Bujtina Xhebro
Pas mbërritjes në Bujtinën Xhebro, ajo që të bie në sy së pari, janë objektet ku prodhohen produktet e bulmetit të familjes, ku çdo mëngjes barinjtë nga kullotat verore përreth sjellin qumështin e tyre, disa me makinë, por shumica me kuaj ose mushka. Në vitin 1991, familja hapi një bulmetore pranë sheshit të fshatit Nivicë, […]