Bujtina Çeliku

E vendosur në fshatin Kurdari të Klosit, ofron për vizitorët akomodimin dhe shërbimin restorantit me produkte nga vetë ferma e bujtinës.Qëndrimi në bujtinën “Çeliku” për vizitorët ofron mundësinë për të vizituar atraksionet natyrore si liqenet e Balgjait e i Dejës, e kullat shekullore të zonës, urën e Vashës.Një bujtinë për ata që dëshirojnë të shijojnë […]
Traditional Guesthouse Përmet

Traditional Guesthouse Përmet, është modeli i përkushtimit, sakrificës, për të reailzuar ëndrrën e rijetëzimit të shtëpisë së të parve, si një destinacion i promovimit të vlerave historike, kulturore dhe kulinare të zonës me synim ruajtjen e traditës mikpritëse në harmoni me natyrën. Një shtepi shumë e rrallë e kësaj krahine, 7 dhoma me 30 dritare, […]
Vinea Resort

Vinea Resort është një fermë e ndërtuar mbi konceptin e diversifikimit të shërbimeve të kantinës së pijeve “Skënderbeu Durrës”. Kjo sipërmarrje lindi dhe u nxit nga levizja “Slow Food” për t’ju bashkangjitur produkteve të kantinës së pijeve Skënderbeu. Ferma rrethohet nga kodrina të buta me një kurorë vreshtash prej 45 ha, prodhimi i tyre përpunohet […]
Hani i Taulant Shahinit

Hani i Taulant Shahinit rikthehet në traditën familjare me një Bujtinë që ka ekzistuar që në vitin e largët 1900, e njohur nga e gjithë zona si Hani i Xhipe Shahinit. I cili ka pritur e përcjellë shumë mysafirë dhe shtegtare të kohës e më pas e mbyllur nga sistemi i diktaturës komuniste. Hani i […]
Poçeria e Vjetër

Që prej vitet 1920 deri në mesin e viteve ’90, ambjenti ku sot ndodhet Poçeria e Vjetër, është përdorur si një poçeri ku prodhoheshin poça dhe qeramika nga më të ndryshmet. Në vitin 2014 u shndërrua në një restorant ku ende mund të shihen furrat e pjekjes së poçave. Në kuadër të mbështetjes të fermerëve […]
Agroturizëm Devin

Ferma e agroturizmit “Devin” është e vendosur në një vilë dykatëshe në fshatin Qerret. Ky është një nga ato vende ku vizitori mund të ketë vërtet një shije të jetës së fshatit. Kati i dytë i bujtinës është një hapësirë e ngrohtë që përdoret për vendosjen e mysafirëve. Tre dhoma të pajisura me dy shtretër […]
Max Mavrud Winery

Verë me një vlerësim organo shqisor të shkëlqyer e mbresëlënës nga zona e Leskovikut Kantina Max Mavrud ndodhet në zonën malore të Shqipërisë në Jug-Lindje në Leskovik. Aktualisht kantina prodhon një lloj vere të kuqe, një Blend e harmonizuar nga një kombinim kultivarësh të kuq në momentin e ambalazhimit. Ngarkesa mesatare e vreshtit varion nga […]
Turtle Farm Albania

Turtle Farm Albania është një fermë, që në fokus ka mbrojtjen e breshkave. Eksperienca që ofron kjo fermë është krejt unike. Themeluesit e fermës janë Erjan Guxha, udhërrëfyesi turistik dhe David Hoffman (Bloger amerikan). Turtle Farm Albania ofron “edukim bujqësor” për fëmijë e të rriturit. Ideja ka nisur gjatë një ‘turi’ nëpër Shqipëri, ku në […]
Chestnut Hill

Chestnut Hill ndodhet në Velisht, 10 km nga Bajram Curri, Tropojë. Pozicionohet 1000 m lartësi, me një pamje të mahnitshme të gjithë Malësisë, mbi kurorën e Gështenjave. U krijua si një destinacion i ri për turizmin e huaj dhe vendas. Atraksionet turistike të shumta përreth janë një pikë e fortë e saj. Ofrohen aktivitete çlodhëse dhe […]
Bonum

“Bonum” është fermë e ngritur nga dëshira për të ofruar produkte që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e konsumatorëve. Ferma është e orientuar drejt prodhimit të qumështit të dhisë dhe nënprodukteve të tij, me perspektivë zgjerimin e portofolit të produkteve, duke ju ofruar konsumatorëve alternativa të shëndetshme. Bonum është një ndër fermat më të mëdha […]
Baven-Toven Naturae

“Baven-Toven” ka zanafillë vitin 2018, një sipërmarrje turistike e ngritur me shumë dashuri nga një i ri, i cili pasi përfundoi studimet e larta në Itali e Spanjë, vendosi të kthehej dhe të punonte në vendin e tij. Objektivi i fermës është të ofrohet diçka ndryshe nga çka ofron zona. Kështu Baven-Toven bëhet një realitet […]
Ferma The Barrels – Te Fuçitë

Ferma “Te fuçitë” është e vendosur në krahinën me pjellore të Jugut të Shqipërisë, atë të Lunxhërisë. Aktiviteti ka filluar me kultivimin e vreshtarisë, 16 vjet më parë, me varietetet e rrushit autokton. Te ferma ofrohet ushqim tradicional shqiptar dhe organik si: vera, rakia, uthulla, vaji i ullirit, perimet, lakrat e egra, frutat, të cilat […]
Agroturizëm Kodra e Gjelbër

Agroturizmi “Kodra e Gjelbër” është një fermë e re, e cila përzgjodhi të hapte një aktivitetet të larmishëm në një periudhë shumë të vështirë, në gusht të vitit 2020. Ferma është e vendosur në mes të kodrinave me ullishte. Ajo ka një restorant 5 km larg qytetit të Beratit, në fshatin Roshnik. Pronari është një […]
Kantina Medaur

Kantina Medaur është e vendosur në Malësinë e Madhe pranë zonës së Koplikut. Kantina përdor një ndërthurje mes tradicionales dhe teknologjisë së përparuar për të prodhuar verën dhe rakinë e rrushit. Verat prodhohen krejtësisht nga fruti i rrushit i cili pasi vjen nga vreshtaritë përpunohet nën kujdesin e enologut me shumë eksperiencë, Dr. Enver Ulqinit. […]
Luadhi i Çelos Agroturizëm

Luadhi i Çelos është i vendosur në një kodër piktoreske sipër liqenit të Pogradecit me 260 hektarë me të mbjella, pemë, stalla, klime të mrekullueshme. Agroturizmi mirëpret pushues, turistë duke ofruar një guidë dhe pjesëmarrje ne aktivitete bujqësore, ecje në shtegun “Luadhi i Çelos”, apo pjesëmarrjen në proçeset e përpunimit të produkteve të fermës. Këtu […]
Agroturizëm Loka

Agroturizëm Loka është një sipërmarrje familjare, e cila është e vendosur në mes të kodrave të buta të fshatit Bubq. Rruga për te çuar atje është tepër piktoreske, vetëm 40 minuta larg nga Tirana dhe ti gjendesh në një parajse të vogël kodrinor, ku arkitektura e fermës është tepër tërheqëse. Aty përjetohet një eksperiencë unike, […]
Bujtina Lika

Bujtina Lika është hapur në vitin 2018 për të pritur turistë. Për shkak të hapësirës së vogël për akomodim, puna e bujtinës është përqendruar në pritjen e grupeve, për të drekuar ne tryezën e bujtinës. Mikëpritja me ushqime nga produktet natyrale lokale të prodhuara nga vetë ferma, ose nga fshatarët përreth është suksesi i saj. […]
Agora Farmhouse

Agora Farmhouse hapi dyert e saj në 2017-ën me shumë entuziazëm si një shtëpi ferme e veçuar, jo vetëm nga qendrat e zhurmshme, por në përvojën cilësore që do t’u ofronim miqve tanë. Rruga është lehtësisht e aksesueshme me makinë dhe është 1 orë larg nga Shkodra, fshati Mllojë. Zotëron një sipërfaqe prej 20 dynym […]
Kantina Familjare Shehi

Ferma “Vëllezërit Shehi” është krijuar nga bashkimi i pesë familjeve, që në vitin 1999. Ajo ka në pronësi 8 ha tokë bujqësore të familjes, me destinacion vreshtarinë, e cila zë 3 ha të sipërfaqes totale. Dy hektarë janë të mbjella me ullinj dhe 2 ha pemtari e blektori për nevojat e brendshme. Ferma shtrihet në […]
Lugina e Agrumeve

Ferma është fokusuar në prodhimin e frutave e perimeve të sezonit, që ka në fokus prodhime organike vendase. Produktet karakteristike janë agrumet, në formën e nënprodukteve të saj, të cilat ofrohen te restoranti për vizitorët. Krahas ushqimit, për turistët ofrohet guidë në fermë dhe pjesëmarrje në aktivitetet bujqësore.
Kantina Isak

Agro Isaku, funksionon si SHBB, nëpërmjet një bashkëpunimi me kantinën “ISAK”, prandaj aktiviteti ushtrohet në të njëjtat ambiente. Përveç restorantit që punon për klientët e tij, nuk mungojnë aktivitetet në fermë, si “shijimin e verës” (Wine Tasting) me grupe të ndryshme turistike. Përveç degustimit të verës dhe rakisë, klientët kanë mundësi të vizitojnë vreshtat dhe […]
Shtëpia e Midhjeve

Nisur nga emri, ky aktivitet merret me kultivimin e midhjeve në liqenin e Butrintit. Është një biznes familjar i iniciuar më tepër se 20 vjet më parë. Prodhuesit dhe furnizuesit më të rëndësishëm me midhje në vend, “Shtëpia e midhjeve” furnizon magazinat më të mëdha të produkteve të detit në Tiranë dhe Durrës. Në vitin […]
Kantina & Ferma Dukat

Ferma Dukat ka nisur veprimtarinë e saj si një fermë. Më pas, në vitin 1993 u shndërruar në një kantinë. Që prej fillimit, rritja ka qenë graduale, në sajë të punës së perditshme familjare, duke arritur një sipërfaqe totale të fermës prej 10 ha. Kultura që spikat më tepër është rrushi, i cili është i […]
Kantina Vila Hadaj

Kantina “Vila Hadaj” ndodhet 17 km nga qyteti i Beratit, e ndërtuar në mes të vreshtave të zonës së njohur të Malinatit. Veçori tërheqëse për kantinën është investimi në natyrë, larg zhurmave, ndotjes dhe në zemër të natyrës, aty ku lulëzojnë vreshtat që prej vitit 1970. E ndërtuar me mur guri, duke iu përshtatur traditës, […]
Kantina Kallmeti

Kantina Kallmeti është shtëpi e hapur dhe mirëpret me bujari çdo vizitor. Ndodhet në fshatin Kallmet, 11 km në veri të qytetit të Lezhës, 18 km nga bregdeti i Shëngjinit dhe 55 km nga Tirana. Kantina mund të vizitohet çdo ditë të javës, si nga vizitorë të rastit, ashtu edhe nga grupe të organizuara, nga […]
Hani i Lekës

Meqë ky aktivitet shtrihet në një zonë malore, ka hapësirë të mjaftueshme për mbarështimin e bagëtive. Aty mbarështohen dele, derra dhe pula, të cilat rriten në fermë dhe perdoren për konsum në restorant. Produktet ushqimore që ofrohen në bujtinë janë: mishi, djathi, vezët, gjiza dhe nënprodukte të tjera. Si atraksion turistik të afërt ka Kishën […]
Oazi Fishtë

Gatime tradicionale, me produkte fshati! Te “Oazi Fishtë” mund të gjeni atraksionet më të bukura që natyra na ka bekuar. Kuzhina e saj ofron një shumëllojshmëri gatimesh, të cilat janë përcjellë ndër breza dhe janë autentike të kësaj zone. Vlen për t’u permendur gatimi i rosës së egër, lakrori me kungull etj. Përveç pasurive natyrore […]
Oazi Gjelbër

Krijimi i fermës lindi si diçka natyrale, duke marrë shkas nga cilësia e produkteve dhe ushqimeve që prodhoheshin. Prandaj këtë eksperiencë “Oazi i gjelbër” e ndau edhe me njerëz të tjerë. Kështu lindi restoranti, në vitin 2014. Nga vetë emri, restoranti duhet të ishte dhe të pasqyronte diçka shumë të thjeshtë dhe të lidhur me […]
Hylli i Dritës

Në pronën e trashëguar nga të parët, fillimisht ka funksionuar një restorant me produkte lokale të freskëta. Ky ishte vetëm fillimi. Më pas, si rezultat i një kërkese të lartë të produkteve të zonës së Zadrimës, të cilat janë shumë të shijshme e të shëndetshme, u konceptua ferma. Akomodim, kulinari tradicionale, ferma Produktet tipike që […]
Shporta e Reçit

“Shporta e Reçit” është një fermë e ndërtuar në zonën e Reçit, të Malësisë së Madhe. Restoranti ka menu me produkte tipike të zonës së Malësisë, ku mbizotërojnë kryesisht produktet e mishit (ferliku) etj. Restoranti ndodhet afër Pyllit të Gështenjave, një pyll shumëvjeçar me gështenja, me sipërfaqe rreth 400 ha. Nga aty, ju mund të […]
Rruga e Mullirit

Ferma “Rruga e mullirit” është krijuar nga domosdoshmëria për t’u shërbyer turistëve, të cilët e kanë vizituar dhe vizitojnë zonën e Reçit. Këtu ofrohen produkte dhe ushqime organike të fermës dhe të zonës, me gatime tradicionale. Tipike të zonës janë gështenjat nga Pylli i Gështenjave të Reçit. Ferma ofron tri dhoma fjetjeje, me nga 2 […]
Kulla Hupi

Ëndrra për të shndërruar kullën e të parëve në një shtëpi pritëse (guest house), ka ardhur pas një eksperience 7-vjeçare në agroturizëm. Vitet e para kanë qenë shumë të vështira për këtë lloj aktiviteti, por me kalimin e kohës koncepti i turizmit filloi të ndryshonte pozitivisht, duke shtuar numrin e turistëve në Shqipëri. Të huajt […]
Agroturizëm N’Kanu

Agroturizmi n’Kanu, i vendosur në zemër të pyjeve të fshatit Perlat, vetëm 10 km larg Rrëshenit, është një destinacion që ofron një përvojë të paharrueshme, ku natyra, historia dhe mikpritja tradicionale ndërthuren në një harmoni të veçantë.Nisur që në vitin 1997, familja hapi dyert si një agroturizëm i mirëfillte, për të mirëpritur mysafirë nga e […]
Oxhaku i Doçit

Bujtina ndodhet në Fushë Lurë (Lurë e vjetër) dhe funksionon prej 4 vitesh. Ka tri dhoma karakteristike, si shtëpitë e kësaj zone. Gjithashtu ofrohet dhe ushqim për vizitorët, të treja vaktet. Mëngjesi është tipik shqiptar. Karakteristike është kultivimi i troftës, frutave të egra stinore, si dhe frutave të thata. Mund të ofrohen shërbime “hiking” (ecje […]
Hani i Çetës

Hani i Çetës është një restorant tradicional që ndodhet në fshatin Çetës të Kavajës, vetëm 1.2 km nga qendra e qytetit, vendosur mbi një reliev të butë kodrinor, qëndisur nga ullishta shekullore, që të lejon të shijosh pamje të mrekullueshme mbi detin Adriatik, Gjirin e Durrësit dhe qytetin e Kavajës. Restoranti ofron pjatat e Shqipërisë së […]
Guesthouse Trojani

Guesthouse Trojani është një fermë familjare, në të cilën prodhohen produkte organike, të cilat ofrohen për konsum në bujtinën e fermës. Produkti karakteristik i fermës është mishavina. Në fermë ofrohet akomodimi prej 6 dhomash. Gjithashtu, zona ka shumë atraksione turistike pranë fermës. Në fshatin Lëpushë organizohet një festë lokale, e quajtur “Logu i Bjeshkëve”.
Pumpkins Albania

“Pumpkins Albania” ndodhet në fshatin Rragam, 12 km larg qytetit të Shkodrës, në fund të Liqenit të Vaut të Dejës. Në një sipërfaqe prej 500 m2 dhe në dy serra me nga 30 m2 secila, ajo kultivon dhe ofron gjithçka rreth kungujve, që nga mbjellja e tyre e deri te dekorimi apo konsumi. Gjithashtu, ka […]
Bujtina Pulaj

Zona ku ndodhet bujtina është e pasur me prodhime bujqësore dhe blektorale, ka karakteristikë peshkimin dhe turizmin, si dhe shfrytëzim të madh të burimeve natyrore që gjenden brenda “Zonës së Mbrojtur”. Modeli i shtëpisë pritëse (Guest House 3B: Bed & Breakfast & Birdwatching) është një risi dhe një model shumë i mirë për zonën, jo […]
Agroturizëm Marku

Ferma është ndërtuar në vitin 2019. Një fermë bujqësore, ku prodhohen të gjitha frutat dhe perimet sipas stinëve. Kumbulla, ulliri dhe shega janë pemet që kultivohen më shumë. Aktualisht, numri i dhomave është vetëm dy, por me prespektivë për t’u zgjeruar. Ushqimet që ofrohen janë pothuajse të gjitha të fermës. Aktivitetet që ofrohen janë të […]
Kantina Kopliku

Kantina është ndërtuar në vitin 2003, por ka filluar punën në vitin 2013. Produkti kryesor është vera e bardhë dhe e kuqe. Ka ambient restoranti, ku vizitorët mund të çlodhen dhe të drekojnë me familjen. Pranë saj ndodhen vreshtat, ku mund të mësohet për rrushin dhe të praktikohet vjelja e tij. Kallmeti është një produkt […]
Bujtina Gjana

Bujtina Gjana ndodhet në fshatin Ujmisht, të krahinës së Lumës. Bujtina gjendet në lartësinë rreth 700 m mbi nivelin e detit dhe prej aty ka një sheshpamje të gjerë, prej nga duken Lartësitë e Lurës, malet që rrethojnë Gjalicën dhe Bjeshkët e malet që afrojnë me Korabin. Një rikonstruksion i kullës së ndërtuar në gjysmën […]
Ferma Sali

Ferma Sali ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2015. Frymëzimi dhe ideja për të hapur aktivitetin ka lindur si pasojë e eksperiencave të shumta në lidhje me agroturizmin. Guidat lokale dhe eksplorimi i shumë vendeve të Shqipërisë dhe jashtë saj, kanë qenë frymëzim për të ruajtur traditën e bukur shqiptare. Nga sa më sipër, […]
Ferma Albanik

Ferma Albanik është një aktivitet agro dhe eko-turistik, e cila ndodhet në Luginën e Dëshnicës, në Këlcyrë të rrethit të Gjirokastrës, prej më shumë se 3 vjetësh. Ferma zbaton parimet e fermakulturës në kopshtari, si dhe mbron e pasuron biodiversitetin. Në fermë ndodhet një bar-restorant që aplikon kryesisht kuzhinën tradicionale të zonës dhe specialitete franceze, […]
Lord Byron

Lord Byron ka hapur dyert duke mikëpritur mysafirë që nga viti 1992.Bujtina shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 20000 metrash katrorë, me rreth 600 pemë frutore, ka në dispozicion të mysafirëve restorant, dhoma akomodimi, ambiente çlodhëse, pishinë etj. E shndërruar në një oaz qetësie, me një natyrë dhe pamje të mrekullueshme. I ndodhur mes dy […]
Joen Village

JOEN Village u krijua me 12 dhjetor të vitit 2019. “Fshati ynë i vogël” siç e quajnë, përmban 10 dhoma akomoduese. Ushqimet të cilat ofrohen janë prodhimi i fermës, duke filluar nga qepa, grosha, patatja, karota dhe frutat si: dardha, thana, kumbulla etj. Aty organizohen aktivitete të ndryshme, duke filluar nga lojërat e ndryshme me […]
Bio Farm Gramsh

Biofarm Gramsh, ndodhet në fshatin Bulçar në Gramsh. Një subjekt i cili operon në fushën e agroturizmit/ hotelerisë dhe turizëm malor/zona rurale, mbarështrim kafshësh në kompleks blegtoral.Në ambjetet e fermës 75 % e produkteve janë prodhime të fermës dhe 25 % prodhime të fshatrave të zonës. Biofarm gramsh disponon : Bar Restorant me kapacitet 30 […]
Zejtaria Agroturizëm

Restoranti shërben ushqim të freskët tradicional. Bujtina për të fjetur të mrekullon me pamjen nga liqeni. Agroturizëm Zejtaria ofron gjithashtu dhe aktivitete me mjete lundruese si, kanoe e xhiro me skaf. Ferma ndodhet pranë restorantit, 500 metra larg saj. Pas një dreke të shijshme me peshk krap ose humur (peshku i liqenit), të përgatitur në […]
Tre Bujtinat

Tre Bujtinat, restorant dhe dhoma pushimi, ndodhet në Gjinar të Elbasanit. Ato ndodhen në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit, mes pishave të larta dhe ajrit të pastër. Ambientet relaksuese dhe gatimi me produkte të frekëta të fermës dhe fermerëve të zonës, do t’ju japin një kënaqësi të veçantë. Zona ku ngrihen bujtinat ka […]
Çermenika Farm

Ferma Çermenika është një biznes familjar i familjes Cekoja, që ndodhet në fshatin Qerret të qytetit të Elbasanit. Ajo ka formën e një shtëpie tradicionale, me kapacitet akomodimi deri në 10 veta. Si mundësi akomodimi, ofrohen çadra (kamping) deri në 20 persona. Ferma ka në zotërim dhe një hostel “backpackers” në qytetin e Elbasanit dhe […]
Agroturizëm Hajdar Kuçi

Agroturizmi Hajdar Kuçi sjell konceptin e njohur “nga toka në tavolinë”. Kjo fermë ndodhet jo shumë minuta larg kryeqytetit, në fshatin Marikaj, mes Tiranës dhe Durrësit. Me një kombinim të elementeve të natyrës, ferma është me të vërtet një oaz qetësie dhe kënaqësie. Ambient organik, gjedhë, vreshta, ullinj, serra, ara, shegë, bletë, liqen e pyll. […]
Kantina Herta

Kantina Herta është kantina e familjes Hamdi Osmani. Kantina Herta nisi prodhimin në një sipërfaqe vreshti prej 6 ha, sipërfaqe të cilën sot e ka çuar në 10 ha, mbjellë me rrush të llojeve të ndryshme, për prodhimin e verërave si : Shesh i Bardhë, Shesh i Zi, Trebjano, Merlot e Kabernet. Mirëpo kantina Herta […]
Kantina Kokomani

Ferma Kokomani u themelua fillimisht si një kantinë vere duke prezantuar në tregun shqiptar tri llojet e verërave: Shesh i Zi, Shesh i Bardhë dhe Saint Michael (Shën Mhill). Duke parë për vite me radhë komentet pozitive mbi këto produkte, si edhe çmimet e para në panairet e organizuara nga Ministria e Bujqësisë, u mendua […]
Kantina Duka

Në zemër të Shqipërisë, kantina DUKA qëndron si një testament i artit të prodhimi i verës, duke bërë bashkë trashëgiminë e pasur të tokës me inovacionin modern. Që nga themelimi në vitin 2004, ne i jemi përkushtuar prodhimit të verërave për të cilat jo vetëm flasin ekspertizën tonë, por gjithashtu tregojnë historinë e tokës unike […]
Agroturizëm Paja

Agroturizëm Paja shtrihet midis Liqenit të Seferanit dhe aksit rrugor Belsh-Kuçovë, në të cilin ofrohen një kompleks shërbimesh. Historia e “Agroturizëm Paja” ka filluar pas vitit 2004, pas një experience 11-vjeçare në fushën e turizmit, në shtetin fqinj, Greqi. Gjithçka filloi me prodhimin dhe përpunimin e rrushit për nxjerrjen e nënprodukteve si: verën, rakinë, reçelin, […]
Pema e Jetës

Ferma “Pema e Jetës” është një biznes familjar që lindi nga dëshira për t’ju larguar streseve dhe ‘smogut’ të qytetit, drejt natyrës së padëmtuar. Vetëm 2 km nga rruga nacionale Plepa-Ndroq është shumë lehtë e arritshme nga Tirana dhe Durrësi dhe në udhëkryq të autostradës që lidh Veriun me Jugun e Shqiperisë. Aty kultivohen të […]
Kantina Korriku

Kantina Korriku shtrihet në zonën e Bubqit, në rrethin e Krujës, në mes të trekëndëshit të Kalasë së Prezës, Kalasë së Krujës dhe Kalasë së Kepit të Rodonit. Këto kala janë zona turistike. Zanafilla e Kantinës ka qenë prodhimi i verës nga vreshtat e zonës, duke u zgjeruar më pas me një bujtinë të ndërtimit […]
Restorant Bardhi

Restorant Bardhi është ndërtuar në vitin 1994, ku arkitektura kombëtare ndërthuret me modernen. Motoja e fermës është “përmirësim I vazhdueshëm”. Restorant Bardhi është I pozicionuar në jugperëndim të kalasë, vetëm pak hapa larg Muzeut Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Me një pamje spektakolare, në lartësinë 607 m mbi nivelin e detit, ajo ofron freski, kënaqësi dhe […]
Blerina Agritourism Concept

Për ne agroturizëm do të thotë dashuri e pakushtëzuar për natyrën, ushqimin e mirëfilltë dhe atdheun. Qëllimi është t’ju bëjmë të njohur me mënyrën tonë të jetesës duke ofruar mikpritjen më të mirë dhe shijet lokale të gatuara në mënyrë tradicionale. Hoteli i agroturizmit përbëhet nga 11 dhoma krejt të reja, komode dhe mikpritëse, që […]
Vaj Ulliri Subashi

Subashi Olive Oil është krijuar që në vitin 2005 dhe prodhon vaj ulliri, punime me dru ulliri, erëza nga ullishta, sapun me vaj ulliri, aromatik natyral, ullinj tavoline, por dhe çajëra të zonës etj. Subashi organizon ture shijimi, si prodhohet vaji i ullirit, ture të njohjes së zonës dhe të ullishteve, ju njeh me historinë […]
Ferma Lisat

Ferma është themeluar në vitin 2013 dhe mbarështon dhi. Qëllimi i krijimit të fermës është prodhimi i produkteve organike si: qumësht, kos, djathë, djathë kaçkavall, gjizë dhe hirrë. Karakteristikë e fermës është pjekja në saç e kecave dhe pulave që rriten në fermë. Gjithashtu ajo ofron edhe aktivitete të ndryshme për fëmijët, që të njohin […]
Fustanella Farm

Fustanella Farm një ndërmarrje agroturizmi, në lagjen Zaranik të Petrelës. Fustanella është e përbërë nga një bujtinë e vogël me tri dhoma, ferma bujqësore dhe një restorant organik që funksionon sipas parimit “nga ara, drejt në tryezë.” Ferma prodhon një gamë të gjerë perimesh, në përgjithësi kultura vendase, por dhe kultura të reja që kanë […]
Nano Bio Resort

Nano Resort shtrihet në një hapësirë të gjelbëruar, me pyje e të mbjella të ndryshme, që nga ullinjtë e deri te frutat, perimet e lulet dekorative. Produktet merren direkt nga 4 serra të mëdha në ambientet e resortit, ku rriten shumëllojshmëri produktesh, si dhe nga tokat e mbjella në kufijtë e resortit. Filozofia e “Nano […]
Uka Farm

Uka Farm është një fermë bujqësore polikulturale me produkte biologjike, pa spërkatje me pesticide. Në të ndodhet një kantinë vere, ku prodhohet verë autoktone shqiptare nga kultivarë rrushi të zonës dhe restoranti, ku shërbehen produktet e fermës me konceptin “nga ferma në tavolinë” (farm to table). Uka Farm është kthyer tashmë në një atraksion turistik […]
Vila-Shehi Winery & Agritourism

Vreshtaria dhe kantina familjare VILA-SHEHI është themeluar në vitin 1994. Zona ku është ngritur kantina dhe ambientet ndihmëse janë zona tipike me tradita, përsa i përket prodhimit të rrushit dhe të verës. Vizitorët kanë mundësi të njihen me varietet e rrushit autokton, si Shesh i Bardhë e Shesh i Zi, të shijojnë këto verëra në […]